Bismilah...

 

Autor: el-Imam Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin (rahimehullah)

Shejkh Ibn el-‘Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: “Çfarë gjykimi ka syefaqësia (er-Rija )?”

Përgjigje: “Syefaqësia (er-Rija) është prej Shirkut të Vogël (Shirkul-Esgar) dhe për këtë arsye njeriu i ka bërë shok Allahut në adhurim duke e përjashtuar Atë (nga adhurimi), dhe në këtë mënyrë ai lidhet me Shirkun e Madh (Shirkul-Ekber). Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka dhënë shembuj të Shirkut të Vogël në ‘Jesirur-Rija’ dhe këtu ai ka treguar se shumë nga format e Rijasë janë të lidhura me Shirkun e Madh.

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلا صَالِحًا وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا

Thuaj (O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri ashtu si ju, po) mua më është është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e tij, le të punojë vepra të mira dhe të mos bashkojë askënd në adhurimin e Zotit të tij.” [Kehf, 110]

Vepra e mirë është ajo që është bërë e saktë dhe me sinqeritet: ai që është i sinqertë synon me veprën e tij kërkimin e Fytyrës së Allahut, dhe ajo që është e saktë është ajo që është në përputhje me Sheriatin e Allahut, kurse ai që ka për qëllim të bëjë një vepër për tjetër kënd në vend të Allahut, atëherë ajo nuk është vepër e mirë dhe çdo gjë që nuk përputhet me Sheriatin e Allahut nuk konsiderohet si vepër e mirë dhe nuk do t’i pranohet punuesit të saj në bazë të thënies së Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

Kush bën një vepër që nuk përputhet me çështjen tonë (d.m.th. me Islamin) atëherë ajo do të refuzohet.” Dhe thënia e tij: “Veprat janë sipas qëllimeve kështu që çdo njeri do të marrë atë që ka patur për qëllim.

 

Disa nga Njerëzit e Dijes kanë thënë se këto dy transmetime janë dy peshoret e veprave: transmetimi i parë për nijetin (qëllimin) është peshorja e veprave të brendshme, kurse transmetimi i dytë është peshorja e veprave të jashtme.”

 

 

 

Përktheu Alban Malaj