Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: el-Exhuibeh el-Mufideh an Esileti el-Menahixh el-Xhedideh, fq. 87 - 90.

Pyetja 29:

Muhamed Surur Zejnul-Abidin në librin e tij “Metodologjia e Pejgamberëve në Thirrjen për tek Allahu [1],” thotë: “Sikur populli i Lutit të thoshte: “La ilahe il-Allah (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut), kjo nuk do t’ju bënte dobi atyre përderisa ata ngulnin këmbë në mëkatin e tyre (homoseksualizëm).” Kështu që, cila është kundërpërgjigja e hirësisë suaj për këto fjalë?

Përgjigje: Kjo fjalë e tij “Sikur populli i Lutit të thoshte ‘La ilahe il-Allah,’ kjo nuk do t’ju bënte dobi atyre përderisa ngulnin këmbë në homoseksualizëm... [2],” këto janë fjalë të pavërteta, sepse homoseksualizmi, pa dyshim që është një krim dhe se është një mëkat prej mëkateve të mëdha, por nuk arrin deri në kufër. Pra, ai që pendohet tek Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – nga shirku dhe nuk bie në shirk, porse bie në krimin e homoseksualizmit, kjo konsiderohet se ai ka bërë një prej mëkateve të mëdha, por nuk ka bërë kufër.

Pra, sikur populli i Lutit ta veçonin vetëm Allahun me adhurim pa mos i shoqëruar shok në adhurim, por të mbeteshin në krimin e homoseksualizmit, ata do të ishin njerëz të prishur që kanë rënë në një prej mëkateve të mëdha, që Allahu do t’i dënonte ose në dunja ose në ahiret për shkak të këtij krimi, ose do t’ua falte – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – porse ata nuk do të bënin kufër (për shkak të këtij krimi - homoseksualizmit).

Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ اللَّـهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاءُ

"S’ka dyshim se All-llahu nuk e fal atë që i bën shirk Atij (i përshkruan Allahut shok dhe ortak në adhurim), e përpos këtij (shirkut, e që janë mëkatet e mëdha e të vogla) Ai ia fal ato kujt të dojë (nga robërit e Tij).” En-Nisa, 48.

Në hadithin e saktë:

إن الله سبحانه وتعالى يأمر يوم القيامة أن يخرج من النار من كان في قلبه مثقال حبة من خردل من إيمان

“Allahu – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – do të urdhërojë Ditën e Gjykimit që të nxirret prej Zjarrit çdonjëri që ka patur iman në zemrën e tij sa thërrmija e kokrrës së sinapit.” [3]

Me këtë ajet dhe hadith janë për qëllim njerëzit e Teuhidit, të cilët kanë mëkate dhe për shkak të tyre u futën në zjarr. Ata do të dënohen dhe pastaj do të nxirren prej Zjarri për shkak të Teuhidit dhe akides së tyre. Pra, ai që është Muahid (që e veçon vetëm Allahun në adhurim duke mos i bërë shok Atij) edhe nëse hyn në Zjarr, ai nuk do të mbetet përjetësisht në të, dhe ndoshta Allahu e fal atë e nuk e fut në Zjarr që prej fillimit.

وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاءُ

“... e përpos këtij (shirkut, e që janë mëkatet e mëdha e të vogla), Ai ia fal kujt të dojë (nga robërit e Tij).” En-Nisa, 48.

Kështu që, kjo fjalë është një fjalë e një injoranti. Ky është interpretimi më i mirë që kemi për këtë fjalë. Interpretimi më i mirë që kemi për të është se ai ka injorancë.

Injoranca – Allahu na ruajtë – është sëmundje e rëndë dhe kjo është fatkeqësia e shumë prej thirrësve në këtë kohë, të cilët thërrasin për tek Allahu me injorancë dhe bien në këtë gjë (këtë gabim). I shpallin njerëzit qafira pa ndonjë arsye dhe tolerojnë në çështjet e Teuhidit [4]. Shikojeni këtë injorant! Ky injorant tregohet tolerant në një çështje të Akides dhe e zmadhon çështjen e homoseksualizmit. Cila nga këto dyja është më e rëndë? A është më i rëndë shirku apo homoseksualizmi?

Kërkojmë mirëqenie prej Allahut.

Fundnotat:

[1] fq. 170.

[2] Ndoshta shumica e të rinjve nuk e kuptojnë domethënien e këtyre fjalëve. Kjo fjalë do të thotë: njeriu që vazhdon në mëkate, e nuk i ndahet mëkatit të tij të madh dhe nuk pendohet, imani nuk i bën dobi edhe sikur të besojë. Në qoftë se një qafir që bën mëkate të mëdha, siç është zinaja dhe homoseksualizmi, pavarësisht kësaj, ai i përgjigjet një thirrësi dhe kështu beson (në Allahun), imani i tij nuk i bën dobi përderisa ai e bën atë mëkat të madh. Që do të thotë se mëkati i madh e mohon imanin. Pra, ai që bën mëkate të mëdha nuk është besimtar.

E kujt është kjo Akide? Kjo është akideja e Hauarixhëve. Ky thirrës (Muhamed Surur) që gjendet në Londër, thotë se ai dhe shokët e tij janë thirrësa. Në çfarë po thërrasin ata? Ata thërrasin për në akiden e Hauarixhëve. D.m.th. ata duan që të ngrenë një shtet të bazuar në akiden e Hauarixhëve. Dhe besimi që thotë se “ai që bën mëkat të madh, nëse vdes me këtë mëkat të madh para se të pendohet, ai është qafir që nuk i bën dobi imani i tij,” kjo është akideja e Hauarixhëve të cilët u rebeluan kundër Alij ibën Ebi Talib dhe e shpallën atë qafir. E bënë qafir Alij ibën Ebi Talib.

[Kjo është marr nga kaseta e Shejkh Muhamed Aman el-Xhamijt që refuzon Muhamed Surur Zejnul-Abidin].

[3] Ka nxjerrë Buhariu (nr.22) dhe të tjerët nga hadithi i Seid el-Khudrij – radijAllahu ‘anhu – që përcjell nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

“Banorët e Xhenetit do të hyjnë në xhenet dhe banorët e zjarrit do të hyjnë në zjarr. Pastaj Allahu i Lartësuar do të thotë: “Nxirreni (nga zjarri) ata që ka patur iman në zemër sa kokrra e një sinapi. Kështu, ata do të nxirren. Ata janë të nxirë (të përcëlluar nga zjarri) dhe do të hidhen në lumin e jetës. Si rrjedhojë kësaj, ata do të mbijnë ashtu siç mbin fara buzë rrëkesë. A nuk e sheh se kur ajo mbin është e verdhë dhe e shtrembër?”

[4] Njëri nga ata (Selman el-Audeh, sh.p.) i cili nuk i kushton rëndësi çështjes së mësimit të Teuhidit, në të cilin Pejgamberët dhe të Dërguarit i thirrën popujt e tyre dekada me radhë. Ai (Selman el--Audeh, sh.p.) thotë në librin e tij “Hakedha ‘al-leme el-Enbija – Kështu të dërguarit i mësonin njerëzve fjalën,” (ky libër është përkthyer në gjuhën shqipe nga Talha Kurtishi me këtë titull në vitin 2003, botim i Nun-it, sh.p.) në faqen 43-44, thotë:

“Çështja e Teuhidit dhe veçimit të Allahut në adhurim është çështje e madhe dhe është bazë. Në të cilën çështje thirrën të gjithë të Dërguarit... kjo çështje (mësimi i Teuhidit) është gjë e lehtë, e qartë dhe është larg ndërlikimit dhe pështjellimit. Atë e kupton çdonjëri... pra, një pjesë e asaj që është e lehtë është lehtësia e akides, ku ti mund t’ia shpjegosh akiden e teuhidit çdo njeriu për dhjetë minuta apo diçka e tillë. Kështu ai largohet dhe ai tashmë e ka kuptuar dhe e ka përceptuar atë shumë lehtë.”

Unë them: nëse çështja është kështu siç thotë ky (Selman el-Audeh), atëherë përse Sejid Kutubi, Hasan el-Benna dhe dijetarët e tyre të cilët kanë devijuar në akide, nuk e kuptuan akiden e teuhidit për dhjetë vite e nuk themi për dhjetë minuta? Përse njëri prej tyre (Aid el-Karni, sh.p.) në fillim të ligjëratës së tij kërkon ndihmë nga gjaku dhe zemra e tij? Kërkon ndihmë emergjente, ndalesë dhe shpëtim prej zemrës.

Nëse çështja është kështu, atëherë përse Allahu çoi të dërguar dhe çdo i dërguar vinte pas një të dërguari? Përse Nuhu – alejhi selam – ndenji te populli i tij 950 vite duke i thirrur ata për në Teuhid?

وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلاَّ قَلِيلٌ

“Dhe nuk i besuan atij (të Dërguarit) vetëm se një pakicë njerëzish.” El-Hud, 40.

Përse Muhamedi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ndenji në Mekke 13 vite duke thirrur për në Teuhid? Përse e përsëriste në çdo hutbe të xhumasë para njerëzve fjalën “çështjet më të këqija janë ato që shpikën në fe dhe çdo bidat është devijim (Muslimi, 867).”

Përse ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke qenë i sëmurë në prag të vdekjes, thoshte: “Allahu i mallkoftë Jehudët dhe të Krishterët, që i morën varret e Pejgamberëve të tyre për xhami.”?

Megjithëkëtë, gjejmë disa njerëz (ata që sapo kishin hyrë në Islam nga banorët e Mekkes pas çlirimit të saj) të cilët ishin nisur rrugës për në betejën e Hunejnit, i thanë Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Na bëj edhe neve (një pemë) Dhatu Enuat, ashtu siç kanë ata Dhatu Enuat.” (Ibën Hibban, 6702).

Kështu që, përse ata Arabë (të sapo konvertuar në Islam nga Mekkeja) të cilët në atë kohë e kuptonin Arabishten dhe e zotëronin atë më mirë se të tjerët, nuk u mjaftuan me dhjetë minuta, madje me dhjetë ditë apo njëzet ditë që Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i kaloi bashkë me ta pas çlirimit të Mekkes dhe para betejës së Hunejnit?

Prandaj, thirrësit dhe të tjerët duhet të kenë kujdes sepse mësimi i Teuhidit është gjë e madhe dhe e rëndësishme dhe përsëritja e tij e vazhdueshme është akoma më e rëndësishme. E kaluara dhe e tashmja dëshmon për këtë. Madje, fjala e atij që nuk flet nga vetja e tij, dëshmon për rëndësinë e mësimit të Teuhidit dhe përsëritjes së tij të vazhdueshme e cila është e drejtë e Allahut ndaj robërve, ku ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

“Allahu dërgon në krye të çdo qindvjeçari ndonjë që ia ripërtërinë fenë këtij ummeti (duke e shpjeguar atë drejtë ashtu siç e kuptonin Selefët, sh.p.).” Ebu Daudi (4291) dhe Fet-hul-Barij, (13/295).

Sikur të ishte puna kaq e lehtë në lidhje me mësimin e Teuhidit njerëzve, atëherë Allahu nuk do t’i dërgonte ata të cilët ua ripërtërijnë njerëzve atë që është harruar prej fesë dhe ajo që më së shumti lihet në harresë nga ana e njerëzve është Teuhidi.

Përktheu: Jeton Shasivari