Bismilah...

Nga Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sahab.net

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira, i nderuar Shejkh: kërkojmë nga ju disa fjalë udhëzuese për Muslimanët në lidhje me kasaphanat që po bëjnë tani Budistët ndaj vëllezërve tanë Muslimanë në Burma, dhe ky është vazhdimi i masakrave dhe shfarosjes totale të Muslimanëve për dhjetëra vite me rradhë, duke patur parasysh që ka një heshtje nga ana e mediave botërore përpara këtij problemi.

Përgjigje: “Kjo çështje nuk është e veçantë vetëm për Burmezët. Islami tani po diskretitohet në shumë prej vendeve Muslimane. Shtetet e Kufrit janë vërsulur tani mbi Muslimanët. Ata nuk duan që Muslimanët të ngrejnë shtetin e tyre dhe duan ta shuajnë fare egzistencën e Islamit me çfarëdo që munden. A e keni marrë vesh tani çfarë po bëjnë me Muslimanët? Ata këtë e quajnë “demokraci”. Ata duan të na imponojnë medh`hebin e tyre dhe ligjet e tyre të kufrit. Duan të na imponojnë neve ligjet e kufrit, kjo është ajo që ata e quajnë “demokraci” dhe “sekularizëm”. Mirëpo nuk ka për ta lejuar këtë Allahu Subhanehu ue Te’ala, porse Ai veçse ka për ta përsosur Dritën e Tij. Ne kemi detyrë që të bëjmë dua dhe t’i përgjërohemi sa më shumë Allahut Subhanehu ue Te’ala për vëllezërit tanë Muslimanë në çdo vend, që Allahu t’i ndihmojë ata dhe t’i shpëtojë nga armiqtë e tyre. Ne kemi detyrë të bëjmë dua, s’posedojmë gjë tjetër pos duasë tani. Ndërsa ai që ka mundësi të bëjë më shumë se kaq le të japë sa të mundet. Po.”

Përktheu: Alban Malaj