Bismilah...

Autor: Shejkh Salih ibën Feuzan el-Feuzan

 

 

Në këtë kohë kur vjen Ramazani, ushtria e shejtanit përgatit programet (televizive) joshëse, të cilat i largojnë njerëzit nga ky muaj. Ata përgatisin programe shkatërruese, komedi humoristike, seriale, aktrim, të cilat i bëjnë që njerëzit t’ua ngulin sytë dhe t’ua vënë veshin. Ndërsa njerëzit thonë: “Ne agjërojmë.” Ju agjëroni duke u larguar nga ngrënia dhe pirja, porse nuk agjëroni duke u larguar nga ajo që e ka ndaluar Allahu – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari.

Nuk plotësohet afrimi tek Allahu me lënien e të lejuarave, vetëm se pas afrimit tek Ai duke i lënë të ndaluarat. Andaj, Muslimani e ka detyrë që ta mbrojë agjërimin e tij nga këto gjëra që u përmendën më sipër. Ta mbrojë dëgjimin e tij, shikimin e tij, gjuhën e tij nga çdo gjë që e ka ndaluar Allahu – i Përsosuri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari. Ky është agjëruesi.

Kurse ai që i jep gjuhës së tij duke folur fjalë vulgare dhe e hedh shikimin e tij në haram, ky edhe pse ka hequr dorë nga epshi dhe ushqimi, Allahu nuk do ta pranojë agjërimin e tij. Agjërimi nuk është vetëm heqje dorë nga ngrënia dhe pirja, por është që të heqësh dorë nga ajo që e ka ndaluar Allahu – i Përsosuri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – e që është para ngrënies dhe pirjes nga ndalesat e ndryshme.

Andaj, Muslimani e ka detyrë që ta ruajë gjuhën, dëgjimin, shikimin, dorën, këmbën e tij dhe të gjitha gjymtyrët e tij nga ajo që Allahu e ka ndaluar. Ky është agjëruesi, i cili ka agjëruar nga pamja e jashtme dhe nga pamja e brendshme. E ka pastruar nijetin duke bërë këtë për hir të Allahut. Ky është ai që ka marr shpërblimin e agjërimit. Kurse ai që ka agjërim formal dhe të trilluar, që nuk ka në të realitet, atëherë ajo që i takon nga agjërimi i tij është uria dhe etja.

Ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

مَنْ لَمْ يَدَعْ قَوْلَ اَلزُّورِ وَالْعَمَلَ بِهِ, وَالْجَهْلَ, فَلَيْسَ لِلَّهِ حَاجَةٌ فِي أَنْ يَدَعَ طَعَامَهُ وَشَرَابَهُ

“Kush nuk i lë fjalët e pahijshme dhe punën me të si dhe nuk e lë injorancën (xhehlin), Allahu nuk ka nevojë që ky ta lë ngrënien dhe pirjen e tij.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari

Botimet Selefi.org

Ripërtëritja e Imanit
Gjashtë ndodhi nga jetëshkrimi i Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Obligimi i faljes së namazit me përpikëri dhe me xhemat
Shpjegimi i Fjalës "Tagut"
Dëlirja dhe Edukimi dhe Nevoja e Muslimanëve për këto të dyja
Si u formua lëvizja Huthi çfarë besimi ka dhe cilat janë qëllimet e saj
Selefizmi është si Anija e Nuhut - alejhi selam - kush hipi në të shpëtoi!
T'u mësojmë Fëmijëve Teuhidin
Disa porosi te Selefëve për Rininë
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Dhikri Mengjesit i Mbremjes dhe Lutjet para gjumit
Ese rreth gjakrave Natyralë të Grave
Të Drejtat e Allahut mbi robërit e Tij
Studim rreth Abdesit, Guslit, Tejemumit, Namazit.
Çelësi i Tokës së Paqes me Vërtetimin e Dy Dëshmive të Islamit
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Argumentet e Teuhidit
Katër Rregullat
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Gjykimi i Festimit të Vitit të Ri
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Tre Parimet Themelore
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri çfarë ka përgatitur për të nesërmen!

Librat për shkarkim

Anuluesit e Islamit - Me shpjegimin e Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij

    Autor: Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehhab Shpjeguar nga Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij       Read More

Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit - Shejkh Albani me komentime të Shejh Ibn Baz dhe Shejkh Ibn Uthejmin

nga Imami i Sunetit Muhamed Nasirud-Din el-Albani me komentimet e Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe Shejkh Ibn ‘Uthejmin [Allahu pastë Read More
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6