Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Lexuesi: Ka thënë autori – Allahu e mëshiroftë:

“E dyta: paralajmërimi ndaj sinqeritetit (el-ikhlaas), sepse ka shumë prej njerëzve edhe pse thërrasin tek e vërteta, në fakt thërrasin për te vetet e tyre.”

 

Shpjegimi i Shejkh Sulejman Ruhejlit:

Po! O vëllezër, sinqeriteti është kapitali, thesari, për çdo adhurim. Kushtoji vëmendje sinqeritetit, në Namaz, në Agjërim, në Haxh, në Zekat, në thirrjen për tek Allahu, kushtoi vëmendje sinqeritetit, ngase shejtani është i zellshëm për ta prishur sinqeritetin.

 

Siç u tha më parë se shirku i vogël – syfaqësia (er-rijaa), është i fshehtë; ai depërton te njeriu si zvarritja e milingonës. Disa njerëz thërrasin për tek e vërteta... sepse ka njerëz – Allahu na ruajtë – që thërrasin për tek e pavërteta, (dhe) ky ka devijuar qartazi. Ai që thërret për në bidate kundrejt Sunetit, e lufton Sunetin dhe njerëzit e tij, mban konferenca me titull “kush janë njerëzit e Sunetit (Ehlu Sunneh)” në mënyrë që të aprovojë se njerëzit e bidatit janë njerëzit e Sunetit, ky ka devijuar qartë; ai thërret për tek e pavërteta, e pohon të pavërtetën.

 

Por, njeriu mund të thërrasë tek e vërteta, ama nuk thërret me të vërtetën. Mbase ai mund të thërrasë për në Teuhid, por nuk ka sinqeritet. Si pasojë e kësaj, ai nuk është thirrës që thërret për hir të Allahut; njerëzit përfitojnë nga thirrja e tij në fe, porse vet ai, nuk arrin ndonjë mirësi me këtë thirrje. 

 

Andaj, o vëllezër, e kemi detyrë që të mësojnë se ne duhet të thërrasim tek e vërteta dhe të thërrasim tek Allahu. Ky është sinqeriteti. Të mos thërrasin te vetet tona, as te xhematet tona, as te dijetarët tanë, por të thërrasim tek Allahu. Të përfitojnë nga e vërteta njerëzit e të vërtetës, porse thirrja të jetë për tek Allahu. Po ashtu, thirrja jonë të jetë për tek e vërteta me të vërtetën, në mënyrë që t’i përmbahemi rrugës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të mos thërrasin për tek Allahu me bidate; mos të thërrasim për tek Allahu me atë që e kundërshton rrugën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari