Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Thirrësi që i thërret njerëzit tek Allahu, duhet patjetër të jetë muahid (që çdo adhurim t’ia kushtojë vetëm Allahut). Atëherë, ai që është muahid i thërret njerëzit për në teuhid, thërret për në adhurimin e Zotit të tij, të Dëlirit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit. Unë thërras për hir të Allahut. Synimi i thirrjes time është që Allahu të jetë i kënaqur me mua. Synimi i thirrjes time është fytyra e Allahut. Pra, unë jam i sinqertë në thirrjen time që bëj; thërras tek Allahu, i Dëliri nga çdo e metë dhe i Larti.

Pra, thirrësi i falëndëruar dhe i lavdëruar është ai i cili është i sinqertë në thirrjen e tij që bën tek Allahu. Ai i thërret njerëzit për hir të Allahut. Ai thërret ngase Allahu e ka dashur këtë nga ana sheriatike, e nuk thërret te vetvetja! A është e mundur që njeriu të thërrasë te vetvetja!? Po! Është e mundur. Ka njerëz që thërrasin te vetja e tyre. Ata duan famë. Ata duan popullaritet. Ata duan që të jenë qendër të vëmendjes së njerëzve. Për këtë arsye, ata lyhen e ngjyhen para njerëzve, kurse nuk i thërrasin njerëzit tek e vërteta. Ata u japin njerëzve atë që duan njerëzit, e jo atë që do Allahu, i Dëliri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari.

Kështu që, o vëllezër, ai që thërret për tek Allahu, i shikon njerëzit duke u bazuar në Sheriat. Kështu, ai i thërret njerëzit në atë gjë që i përmirëson ata, edhe në qoftë se ata nuk duan. Ai i fton ata në Teuhid, edhe në qoftë se ata nuk e duan këtë thirrje. Ai i thërret ata në Sunet, edhe në qoftë se ata nuk e duan këtë thirrje. Ai i thërret njerëzit duke u bazuar në peshoren e Sheriatit. Kështu veproi Pejgamberi kur erdhi për t’i bërë thirrje popullit të tij. Ai thirri për në Teuhid, kurse populli i tij nuk e donte Teuhidin dhe e refuzuan thirrjen e tij. Por prapëseprapë, ai vazhdoi që t’u bënte thirrje për në Teuhid dhe nuk e ndërroi thirrrjen e tij për hir të tyre.

Kurse sot, ka njerëz që e shikojnë Sheriatin me sytë e njerëzve. Shikon se çfarë duan njerëzit? Çfarë duan njerëzit? Nëse ata e duan një gjë të caktuar, tek ajo gjë i thërret. Nëse ata nuk e duan një gjë tjetër, nuk u bën thirrje në atë gjë. Ky që e bën këtë, nuk thërret për tek Allahu, por ky thërret te vetvetja.

Ai thirrës që meriton të quhet thirrës sipas Sheriatit, nuk i thërret njerëzit te një dijetar i caktuar duke i orientuar njerëzit tek ai, për hir të cilit duhet të urrejmë dhe të kemi dashuri, por thirrësi bën thirrje për tek e vërteta që është në anën e dijetarit. Njerëzit mund të gabojnë apo t’ia qëllojnë të vërtetën, kurse e vërteta është e ditur përmes argumentit. Pra, thirrësi e përkrah argumentin, thërret tek argumenti dhe i madhëron njerëzit në varësi të vërtetës që është në anën e tyre.

Pra, kjo është një shenjë madhështore:

(E para): thërret tek Allahu,

(E dyta): thërret për hir të Allahut.

Kjo është shenja e parë në rrugën e të Dërguarit të Allahut .

 

Përktheu: Jeton Shasivari