Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

E rëndësishme, durimi është një gradë e madhe. Allahu i lavdëron durimtarët dhe Ai sqaron se durimtarëve do t’ju jepet shpërblim pa masë.

Durimi është një gradë e lartë, nuk arrihet vetëm se me ndonjë gjë ndaj të cilës bëhet durim. Mos mendo se durimi është gradë e thjeshtë. Duhet patjetër një gjë që të bësh durim. Për këtë arsye, njerëzit e dijes nga përgjegjësia që kanë është se e kanë detyrë që të bëjnë durim ndaj mundimeve të njerëzve, gjë që nuk e kanë për detyrë të tjerët.

Çdonjërin që Allahu e ka ngarkuar me dituri, mbartja e asaj diturie është premtim dhe marrëveshje në mes tij dhe Zotit të tij, që t’ua përcjellë njerëzve dhe t’i thërras njerëzit me të. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَإِذْ أَخَذَ اللَّـهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ

(Dhe kujto) kur Allahu morri premtim nga ata që u është dhënë Libri se ata me të vërtetë do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do ta fshehin atë.” Ali-Imran, 187

Për çka e mori (atë premtim)? Juve tani Allahu ua ka dhënë Librin, a e ndjen dikush prej jush se Allahu ka marr nga ai premtim dhe marrëveshje? Jo! Porse atë që Allahu ua ka mësuar juve prej dijes është premtim dhe marrëveshje. Allahu u ka dalluar me dije nga mesi i të paditurve të tjerë, ky është premtimi dhe marrëveshja.

Pra, ky nuk është përbetim i dukshëm që njerëzit të dëshmojnë nëpër xhami apo në (fjalë e panjohur) porse ajo është begati që Allahu e begaton njeriun me të. Kur Allahu e begaton njeriun me dije, atëherë ky është premtimi dhe marrëveshja të cilën Allahu e ka marr nga ai.

Sikur nxënësit e dijes që gjenden sot, të kishin përhapur diçka prej dijes së tyre – jo të gjithë dijen e tyre – do ta kishe gjetur dijen të shpërndarë në mesin e njerëzve me të madhe. Por shumica e njerëzve, shumica e nxënësve të dijes apo shumë prej nxënësve të dijes, kopjet e librave janë më të dobishme për njerëzit se sa ata (nxënësit e dijes), sepse dija e tyre nuk i kalon gjokset e tyre (nuk bëjnë d’auet). Madje, ndonjëherë, me veprat dhe fjalët e tyre, ata e tregojnë injorancën (xhehlin) e tyre, sikur nuk ka dije fare, nuk ka dije, e që është mangësia në adhurim, mangësia në sjellje (me njerëzit), morali i keq, mos-përmbushja e të drejtave të njerëzve, kështu që, vëren se sjellja e një injoranti të thjeshtë është më e mirë se ajo e një nxënësi të dijes.

Pra, a themi se ky njeri (ky nxënës dije) ka bërë durim? Jo! Nuk ka bërë durim. Kur do të thotë se ai ka duruar? Kur ai ta shpërndaj dijen derisa të përballet me mundime (vuajtje) për këtë dije. Nëse do të kishit medituar për këtë, do të kishit parë se njerëzit më të ditur dhe që janë Imam të fesë, janë ata të cilët njerëzit i mundojnë ata më së shumti.

Imam Ahmedit – Allahu e mëshiroftë – çfarë i bënë? E tërhiqnin me mushk zvarrë nëpër tregje dhe goditej me kamxhik derisa i binte të fikët, Imamit të Ehli Sunnetit, i binte të fikët, megjithatë, ky mundim nuk e ndërpreu vendosmërinë e tij që ta thotë të vërtetën. Nuk kërkohej prej tij diçka e madhe, prej tij kërkohej që të thotë: “Kurani është i krijuar.” Kaq! Megjithëkëtë, ai nuk pranoi dhe tha: “Kurani është i zbritur, e nuk është i krijuar.”

Siç thanë magjistarët:

قَالُوا لَن نُّؤْثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَاءَنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالَّذِي فَطَرَنَا ۖ فَاقْضِ مَا أَنتَ قَاضٍ ۖ إِنَّمَا تَقْضِي هَـٰذِهِ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا

(Magjistarët) iu përgjigjën (Faraonit): “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi (nuk do të zgjedhim ty) ndaj provave të qarta (udhëzimit dhe besimit në Allahun) që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!” Taha, 72

Imam Ahmedi tha se nuk e vras mëndjen fare, le të vdes në xhihad në përhapjen e Akides së shëndoshë. Sikur Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë – të kishte thënë edhe me interpretim se Kurani është i krijuar, do të kishin devijuar popuj, do të kishin devijuar popuj. Porse siç kanë thënë disa dijetarë: “Allahu e ndihmoi Islamin përmes tij ditën e sprovës ashtu si Ebu Bekri që e ndihmoi Islamin ditën e riddes (felëshimit).”

Çfarë i ndodhi Shejkhul-Islamit? Ai u torturua, u burgos disa herë, vdiq në burg. Ai shkruante përderisa ishte në burg, e shpërndante dijen në burg. Kur ia morën mbajtësen e bojës dhe letrat, filloi ta shkruaj diturinë në muret e burgut. Shkruante atë që Allahu ia lehtësonte dhe ia kujtonte vetes së tij se Allahu i ka dhënë dije të madhe, sepse ai iu përkushtua Allahut – të Madhëruar e të Lavdëruar –.

Vinin tek ai shokët e tij dhe e merrnin atë që kishte shkruar ai. Çfarë bënë armiqtë e tij? I ndaluan që të vinin shokët e tij, dhe nuk vinin më që të merrnin dije prej këtij burri. Megjithëkëtë, ai bëri durim. Ai po ashtu, iu përkushtua leximit të Kuranit dhe me të ishte vëllai i tij. Këta dy ia lexonin njëri-tjetrit Kuranin për përsëritje, derisa ai (Ibën Tejmije) e mbaroi së lexuari Fjalën e Tij, të Lartësuarit:

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ ﴿٥٤﴾ فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍ ﴿٥٥﴾

Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në xhennete (të begatshme) dhe në lumenj. Në vendin e kënaqësisë (në Xhennet) afër Sunduesit të Plotfuqishëm.” El-Kamer, 54

Dhe i doli shpirti – Allahu e mëshiroftë –. Allahu Ekber. Përfundim i mirë! E lusim Allahun që të na bëj ne dhe juve prej të devotshmëve.

E rëndësishme, durimi është një gradë e lartë dhe juve që Allahu u ka begatuar me dije – lavdërimi i takon Allahut – dhe që u ka ngritur me të mbi shumë robër të Tij besimtarë, është detyrë për ju që ta shpërndani dijen dhe të bëni durim ndaj mundimeve gjatë përhapjes së dijes.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari