Bismilah...

Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)

Burimi: Kaseta nr. 12 nga seria Fetaua Xhiddeh

 

Këto demonstrata evropiane që po i imitojnë Muslimanët, nuk janë mjet sheriatik përmes të cilave arrihet përmirësimi i qeverisjes, e që rrjedhimisht të përmirësohet edhe shoqëria. E pikërisht këtu gabojnë të gjitha xhematet dhe të gjitha grupacionet islamike, të cilat nuk ndjekin rrugën e Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për rregullimin e shoqërisë. Nuk bëhet rregullimi i shoqërisë sipas sistemit Islam me anë të sloganeve, britmave dhe demonstratave, porse bëhet veçse duke duruar në përhapjen e diturisë midis Muslimanëve dhe duke i mësuar ata me këtë Islam, derisa ky edukim të japë frutet e tij, qoftë edhe mbas një kohe të largët.

Pra, mjetet e edukimit në Sheriatin Islamik ndryshojnë plotësisht nga mjetet e edukimit në shtetet e kufrit. Prandaj unë them shkurtimisht, për këto demonstratat që po ndodhin në disa shtete islamike, se: parimisht kjo është dalje nga rruga e Muslimanëve dhe është përngjasim me qafirat. Kurse Zoti i gjithësisë ka thënë:

﴿وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا﴾

“Kush e kundërshton të Dërguarin, mbasi që atij iu bë i qartë udhëzimi, si dhe ndjek rrugë tjetër nga Rruga e Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën që ka marrë dhe pastaj do ta hedhim në Xhehenem. Sa përfundim i keq!” [en-Nisaa`, 115]

 

Përktheu: Alban Malaj