Burimi: Mexhmu’mu Muel-lefat ue Rasail el-Al-lameh et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 247

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

 

Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, të Vetmit.

Libri i titulluar “es-Sauaik esh-Shedideh ‘ala Etba’i el-Hejeti el-Xhedideh – Rrufetë e forta mbi ithtarët e astronomisë moderne [1],” më është lexuar dhe pashë se atë që kishte sjellë autori, Shejkhu i nderuar Hamud bin Abdullah et-Tuejxhri, me refuzimin e tij kundër atyre që pretendojnë se toka rrotullohet dhe se dielli nuk lëviz, mu kjo është e vërteta dhe e sakta.

 

Këtë e tha i varfri për faljen e Allahut:

Muhamed bin Ibrahim bin Abdu-Latif, Muftiu dhe kryegjykatësi i trojeve Saudite.

Salavatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

28 Shaban 1387 h. (22 Nëntor 1967 g.)

______________________

[1] [Shënim i përkthyesit]: Në këtë libër Shejkh Hamud et-Tuejxhri, Allahu e mëshiroftë, refuzon teoritë bashkëkohore të zbulimeve të rreme e të manipuluara të NASA-së, të cilët thonë se dielli është i palëvizshëm kurse toka është ajo që rrotullohet; Shejkhu sjell ajete të qarta dhe hadithe që tregojnë për palëvizshmërinë e tokës dhe lëvizjen e diellit, refuzon gënjeshtrën e madhe se dielli është shumë herë më i madh se toka, zbritjen në hënë, gravitacionin dhe shumë teori të tjera.

 

Përktheu: Jeton Shasivari