Autor: Muhamed bin Ebu Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijjeh (691-751 h.)
Burimi: Igathetu Lahfan fi Mesajidi Shejtan, vëll. 1, fq. 241-242, botimi “Daru Alemil Feuaid”
Te vesvesexhiu janë grumbulluar këto dëme:
1) Bindja ndaj shejtanit.
2) Kundërshtimi i Sunnetit.
3) Rënia në punët më të këqija dhe shpikjet në fe.
4) Sfilitja shpirtërore.
5) Humbja e kohës.
6) Angazhimi me atë që ia ul shpërblimin.
7) Privimi nga ajo që është më e dobishme për të.
8) Ekspozimi i vetes ndaj sharjeve të njerëzve.
9) Mashtrimi i të paditurit duke e marrë atë si shembull. Ky i paditur thotë: “Sikur kjo gjë të mos ishte më e mirë për të, ai nuk do ta kishte zgjedhur për vete.” Kështu ky i paditur ka mendim të keq për atë gjë që ka ardhur në Sunnet dhe se nuk mjafton vetëm Sunneti për këtë gjë.
10) Natyra impulsive dhe e ndjeshme.
11) Dobësimi i tij para shejtanit, saqë shejtanit i shtohet lakmia për të.
12) Përballja me vështirësi në atë që është paracaktuar me Kader (si lehtësim), dhe kjo është ndëshkim për të (si shkak i kundërshtimit të fesë).
13) Bazimi në padituri dhe injorancë.
14) Pajtimi me atë gjë që është marrëzi për logjikën e shëndoshë...
Këto janë përafërsisht 15 dëmet e vesveseve, porse ato janë shumëfishë më të mëdha.
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij (nr 2203) nga hadithi i Uthman bin Ebi el-As-it, i cili ka thënë se e pyeta të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke i thënë:
“O i Dërguari i Allahut! Shejtani është bërë pengesë midis meje dhe namazit dhe më fut dyshime e ma përzien namazin. I dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai shejtani (që të fut dyshime) quhet khinzeb. Nëse ndien atë, kërko ndihmë nga Allahu (duke thënë: ‘Eudhu bil-Lahi min shejtani raxhim) dhe pështy lehtë 3 herë nga krahu i majtë.” Unë e bëra këtë dhe Allahu mi largoi ato dyshime.”
Kështu që, njerëzit e vesveseve janë gjëja më e dashur e khinzebit dhe shokëve të tij. Allahut i kërkojmë ndihmë prej tij.
Përktheu: Jeton Shasivari