Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira Shejkh i nderuar! Ky pyetës thotë: Kam një fqinje me të cilën jam rritur dhe ajo vjen shpesh në shtëpinë tonë. Kur ajo takohet me mua, gjithmonë më pyet se si i kam hallet dhe punët. A bëj gjynah nëse unë nuk i flas asaj?

 

Përgjigje: Në origjinë, kjo fqinje ka të drejtën e fqinjësisë. Dhe ky vëllai thotë se janë bashkëmoshatarë. Por, si për shembull, nuk i lejohet atij që t’ia japë dorën. Sa i përket të folurës me të, kjo ka shtjellim. Nëse flasin duke qenë të vetmuar, atëherë nuk lejohet. Nëse flasin duke qenë të vetmuar, qoftë edhe në rrugë, nëse në rrugë s’ka njerëz, prapë nuk lejohet.

Nëse flasin duke mos qenë të vetmuar, ta zëmë se ajo është mbuluar dhe është bashkë me burrin e saj, ajo e pyet atë se si i ka hallet dhe ky e pyet atë si i ka hallet, këtu nuk ka ndonjë problem, përderisa nuk shfaqet diçka e dyshimtë nga njëra palë. Nëse shfaqet qartë diçka e dyshimtë, ndalohet e folura për shkak të dyshimit. Porse kjo e duhet të jetë e folur e zakonshme, siç është të pyeturit për gjendjen e tjetrit. Kurse, e folura që është jashtë të zakonshmes, siç janë shakatë, të qeshurat, nuk lejohet që të shkëmbejë muhabete të tilla me fqinjen edhe në qoftë se nuk janë të vetmuar.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari