Bismilah...

 

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherhu el-Akideh es-Seffarinijeh, mësimi i dytë 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesia juaj. Kjo pyetje vjen nga gratë, në të cilën pyetësja thotë: “Ka disa gra që vijnë për të ndjekur ligjëratat në xhami dhe sjellin me vete kutia donacionesh të fondacioneve humanitare, apo kuti të ndonjë aksioni për të ndihmuar të martohen ata që s’kanë mundësi financiare. Pyetja është: a lejohen t’u jepen donacione këtyre grave në xhami?”

Përgjigje: Askush nuk ndalohet nga donacione për bamirësi, por fakti që ato i hutojnë gratë e tjera që gjenden në xhami duke lypur prej tyre, kjo s’duhet bërë. Ky vend (xhamia), nuk është vend për grumbullimin e donacioneve, por është vendi ku dëgjohet dhe kërkohet dituria fetare. Andaj, xhamitë nuk duhet të jenë vende të lypjes, vendosjes së kutive dhe donacioneve, me të cilat i hutojnë dhe i shpërqendrojnë njerëzit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari