Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua, vëll. 10, fq. 45

 

 

Besimtari nëse bën një të keqe, ndëshkimi si pasojë e kësaj të keqeje mënjanohet me këto dhjetë shkaqe:

 

1. Të pendohet, kështu Allahu e pranon pendimin e tij, sepse ai që pendohet nga mëkati është sikur ai që nuk ka mëkatuar fare.

 

2. Të kërkojë falje nga Allahu, kështu Allahu e fal atë.

 

3. Të bëjë vepra të mira të cilat i fshijnë veprat e këqija, ngase veprat e mira pa dyshim se i fshijnë të këqijat.

 

4. Të luten për të vëllezërit e tij besimtarë dhe të kërkojnë falje për të, qoftë i gjallë apo i vdekur.

 

5. T’i dhurojnë atij nga sevapet e veprave të tyre, gjë që Allahu do t’i bëjë dobi atij përmes tyre.

 

6. Të ndërmjetësojë për të Pejgamberi Muhamed – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

7. Ta sprovojë atë Allahu i Lartësuar në dunja me fatkeqësi, të cilat ia fshijnë gjynahet.

 

8. Ta sprovojë atë në Berzakh (jetën e varrit) me britmë dhe si rrjedhojë i fshihen gjynahet.

 

9. Ta sprovojë atë gjatë llogarisë Ditën e Kijametit me tmerret e saj, të cilat janë shkak për faljen e tij.

 

10. Ta mëshirojë atë më i Mëshirshmi i mëshiruesve.

 

Atij që i shpëtojnë këto të dhjeta, të mos fajësojë asnjë përveç vetes së tij, siç ka Thënë i Lartësuari që e ka përcjellë nga Ai i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

يَا عِبَادِي إنَّمَا هِيَ أَعْمَالُكُمْ أُحْصِيهَا لَكُمْ ثُمَّ أُوفِيكُمْ إيَّاهَا فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدْ اللَّهَ وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلَا يَلُومَنَّ إلَّا نَفْسَهُ

“O robërit e mi! Unë i marr në llogari veprat tuaja dhe pastaj do t’ju shpërblej për to. Ai që gjen mirë, le ta falenderojë Allahun, kurse ai që gjen diçka tjetër, atëherë të mos e fajësojë asnjë tjetër vetëm se veten e tij.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari