Autor: Ebu Abdullah Muhamed bin Muflih el-Makdisij el-Hanbelij (763 h.)
Burimi: el-Adaab esh-Sher’ijeh ue el-Minahu el-Mer’ijeh, 1/290
Obligimet që ka Muslimani ndaj Muslimanit janë:
· t’ia mbulojë turpet e tij,
· ta falë për gabimet e tij,
· të ketë mëshirë për dhimbjen e tij,
· ta falë atë për lëshimet e tij,
· ta pranojë arsyetimin e tij,
· të refuzojë që ai të përgojohet,
· të vazhdojë ta këshillojë atë,
· ta ruajë shoqërinë me të,
· të kujdeset për nderin e tij,
· t’i përgjigjet ftesës së tij,
· ta pranojë dhuratën e tij,
· të mbajë lidhje të mjaftueshme me të,
· ta falënderojë atë për mirat që i bën,
· ta ndihmojë atë aq sa mundet,
· t’ia plotësojë nevojën e tij,
· të ndërmjetësojë për ndonjë çështje të tij,
· t’i thotë “Allahu të mëshiroftë” kur ai teshtin,
· t’ia kthejë sendin që e ka humbur ai,
· ta miqësojë atë,
· të mos e armiqësojë atë,
· ta ndihmojë atë kundrejt atij që i ka bërë zullum,
· ta ndalë atë që të mos i bëjë padrejtësi dikujt tjetër,
· të mos heq dorë nga ai,
· të mos e tradhtojë atë,
· të dëshirojë për të atë që dëshiron për veten e tij,
· të urrejë për të atë që urren për veten e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari