Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: el-Likau esh-Shehrij, 40, min. 16:35

 

O ju burra, po ju pyes juve: kujt i flitet këtu se duhet të ketë durim dhe të mbajë veten, mashkullit apo femrës?

Hë, kur të flisni, thoni të vërtetën. Urdhëro! Jo! Kush duhet të bëjë më shumë durim? Mashkulli? Po! Mashkulli. Cili është argumenti për këtë? Fjala e Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

«لَا يَفْرَكْ مُؤْمِنٌ مُؤْمِنَةً »

“Besimtari të mos e urrej besimtaren.”

Dijetarët kanë thënë: do të thotë të mos e ketë mëri atë. Nëse besimtari e urren një tipar të moralit të saj, ai duhet të kënaqet me një tipar tjetër të saj.

Pra, i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sqaroi se burri duhet të jetë burrë që të durojë më shumë, sepse ai është burrë që reflekton dhe që e frenon veten; ai i di dobitë dhe mendon për të ardhmen, kurse guraja, siç e dini, shikon vetëm aq sa e hedh hapin dhe nuk shikon më larg. Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, po ashtu ka thënë:

إِنِ اسْتَمْتَعْتَ بِهَا اسْتَمْتَعْتَ بِهَا وَبِهَا عِوَجٌ وَإِنْ ذَهَبْتَ تقيمها كسرتها وَكسرهَا طَلاقهَا

“Nëse ti dëshiron të kënaqesh me gruan, arrin të kënaqesh me të, porse ajo përsëri mbetet e shtrembër. E nëse do që ta drejtosh atë, do ta thyesh, kurse thyerja e saj është shkurorëzimi.”

Pra, burrat duhet të bëjnë durim ndaj mangësive të grave të tyre dhe të sillen butë me gratë.

Pastaj, dije se gruaja është e afërt dhe e largët në të njëjtën kohë. Nëse gruaja dëgjon një fjalë të butë prej teje, do t’i largohet e gjithë urrejtja nga zemra, sepse ajo është e afërt. E nëse dëgjon prej teje një fjalë të thjeshtë, kurse ajo e parafytyron të rëndë, ajo do të pëlcasë dhe do të zemërohet, sepse ajo është e largët.

Andaj, burrat e kanë detyrë që gratë t’i marrin me të mirë në mënyrë që të realizohet lutja e tyre:

﴿ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ

“O Zoti ynë, na dhuro nga gratë dhe pasardhësit tanë atë që është prehje për sytë tanë.” El-Furkan, 74

 

Përktheu: Jeton Shasivari