Bismilah...

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=113572

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij:

E treta është pjekuria, dhe e kundërta e saj është fëmijëria. Fëmija i cili është nën moshën shtatë vjeç, nuk logjikon, për këtë arsye jemi urdhëruar që t’i urdhërojmë fëmijët tanë që të falin namazin kur janë shtatë vjeç, sepse ata para kësaj (moshe) nuk logjikojnë dhe kufizimi i tij është në moshën shtatë vjeçe për arsye të fjalës së tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

مُرُوا أَبْنَاءَكُمْ بِالصَّلاَةِ لِسَبْعٍ، وَاضْرِبُوهُمْ عَلَيْهَا لِعَشْرٍ، وَفَرِّقُوا بَيْنَهُمْ فِي الْمَضَاجِعِ

“Urdhëroni fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtat vjeçe, dhe rrihni (nëse nuk e falin namazin) në moshën dhjetë vjeçare, dhe ndani në shtretërit e tyre.

Kjo është edukatë islame më të cilën duhet të angazhohemi në urdhërimin e fëmijëve për të falur namazin kur janë në moshën shtatë vjeçe. Kjo nuk do të thotë që t’i urdhërosh ata vetëm duke i thënë atij falu. Nga urdhri i të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që na drejtohet neve për t’i urdhëruar fëmijët për faljen e namazit, kjo kuptohet detyrimisht që t’ua mësojmë atyre namazin.

Kurse t’i thuash fëmijës, i cili lozë para derës: “Shko në xhami dhe fale namazin,” kurse ti, nuk e ke mësuar se si të pastrohet (se si merret abdes, etj) e as nuk e ke mësuar se si të falet, (për këtë që bëre) nuk lirohesh nga përgjegjësia, porse lirohesh nga përgjegjësia nëse ia mëson pastërtinë (abdesin) dhe ia mëson namazin, pastaj i thua: falu. Këtu (në këtë rast), ke dhënë shembull.

Por, atë që veprojnë shumë njerëz të cilët e marrin fëmijën shtatë vjeç apo më pak se shtatë dhe ky fëmijë nuk është pastruar (është pa abdes) dhe nuk di si falet namazi dhe e vendos atë në saf, atëherë, ky saf konsiderohet i shkëputur për shkak se ky fëmijë qëndron në saf, ngaqë ai nuk ka namaz (ngase nuk ka abdes sh.p). Për këtë person zbatohet fjala e tij – ‘alejhi salatu ue selam:

من وصل الصف وصله الله ومن قطع الصف قطعه الله

“Kush bashkohet me safin, Allahu e afron atë, e kush e këput safin, Allahu i këput lidhjet me të.”

E merr një fëmijë i cili nuk është i vëmendshëm në namaz dhe e vendos atë në safin e parë, pas imamit bashkë me ty, dhe njerëzit heshtin duke u servilosur, kurse ai (fëmija) nuk është në namaz (s’ka namaz), dhe ndoshta ai nuk është pastruar as edhe në trupin e tij, sepse ti e ke marr atë para derës së shtëpisë përpara se t’ia mësosh pastërtinë dhe namazin. Ky veprim është i gabuar.

Andaj, është për detyrë që ta mësosh atë në shtëpi se si të pastrohet dhe si të falet, pastaj ta mësosh atë ku të qëndroj, nuk duhet të qëndroj në safin e parë, porse qëndron aty ku qëndrojnë fëmijët. Në qoftë se xhemati mblidhen dhe afron duke bërë dy safe, atëherë ata (fëmijët) qëndrojnë në safin e dytë, d.m.th në safin e fundit pas safit të burrave. Kështu na ka edukuar i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kështu që, e kemi për detyrë të kapemi pas kësaj edukate. Nëse fëmija ka mbushur dhjetë vjet dhe shfaq njëfarë lloj mosbindjeje dhe shkujdesjeje, ai rrihet që të edukohet dhe të frikësohet, në mënyrë që ta fal namazin dhe të kujdeset për të.

Dhe në këtë moshë i ndan nga shtrati i tyre i përbashkët, çdo fëmijë flenë vetëm. Kjo është edukata e Islamit.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari