Bismilah...

 

 

1 – Transmeton Esma bintu ‘Umejs, e cila thotë: Më ka mësuar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – disa fjalë që t’i them kur jam e pikëlluar:

 

اللَّهُ اللَّه رَبِّي لاَ أُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا

Allahu Allahu Rabbii, la ushriku biHi shej'en

 

“Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i shoqëroj Atij asgjë në adhurim!” [Sunen Ibn Maxheh, 4015]

 

 

 

2 – Transmeton Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur ishte i pikëlluar thoshte:

 

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ السَّمَوَاتِ، وَرَبُّ الأَرْضِ، وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ

La ilahe il-lAllahu el-‘Adhimul-Halim, la ilahe il-lAllahu Rabbul-‘Arshil-‘Adhim, la ilahe il-lAllahu Rabbus-semauati ue Rabbul-erd ue Rabbul-‘Arshil-Kerim

 

Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Lartmadhërishmit, Bujarit! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Zotit të Arshit të madh! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit madhështor!” [Sahihul Bukhari, 2346]

 

 

 

3 – Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –: Lutja e atij që ka halle dhe brenga është kjo:

 

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ

Allahumme RahmeteKe erxhuu, fela tekilnii ila nefsii tarfete ‘ajn, ue aslih lii she'nii kul-lehu, la ilahe il-la Ente

 

“O Allah! Unë shpresoj në Mëshirën Tënde, andaj mos më lër të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje syri! Ma përmirëso tërë gjendjen time! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje!” [Sunen Ebi Daud, 5092, Shejkh Albani e ka bërë hasen në Sahih Ebi Daud]

 

Përktheu: Servet Mata