Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman bin Selimullah Ruhejli

Burimi: Sherhul-Usuul min ‘Imil Usuul, të Shejkh Uthejminit, mësimi 28, min. 01:10:10

Burimi: http://www.sualruhaily.com/play.php?catsmktba=977

 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, pyetësi thotë: çfarë gjykimi ka shitblerja e monedhave elektronike që janë përhapur vitet e fundit, të cilat quhen “Bitcoin”?

 

Përgjigje: Monedha elektronike është monedhë e disa personave; e kanë themeluar disa persona dhe ajo nuk ka ndonjë bazë në sistemin monetar ndërkombëtar. Kjo monedhë nuk ka vlerë realisht. Ajo nuk ka ndonjë bazë në të cilën kthehet; asnjë fuqi ekonomike nuk i jep vlerë dhe as që ka ndonjë bazë në të cilën këmbehet siç është ari, argjendi dhe të tjera, të cilat i japin vlerë asaj. Por vlera e saj është lëvizja e tregut dhe nuk ka ndonjë garantues për të; nuk ka asnjë shtet që garanton për këtë monedhë. Që do të thotë se pronari i kësaj monedhe mund ta mbyll faqen e Internetit si dhe vlerën e saj, dhe kjo punë mbaron me kaq.

 

Duke u bazuar te kjo që u tha, nuk lejohen transaksionet me këtë monedhë përderisa gjendja e saj është ashtu siç e përmendëm, ngaqë ajo nuk ka vlerë që të blihet dhe të shitet realisht si dhe nuk ka asnjë garanci. Kështu që, investimi i parave në këtë monedhë është humbje e tyre. Kjo monedhë është si një flluskë që fryhet. Ajo është një gjë virtuale që po fryhet dhe ti e sheh atë se po rritet dhe të pëlqen. Por ajo mund të shpërthejë në çdo çast dhe patjetër që ajo do të shpërthejë. 

 

Për këtë arsye, unë mendoj – ndërsa Allahu e di më së miri – se nuk lejohet që të kesh transaksione me këtë monedhë. Ajo tani është një mashtrim dhe vlera e saj ka arritur me mijëra dollarë, pasi që ishte një hiç. Por, ajo që merret parasysh është realiteti i saj. Unë e kam detyrë që të jap fetva se  nuk lejohen transaksionet me këtë monedhë, duke qenë që gjendja aktuale e saj është kjo. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari