Autor: Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar – Allahu ju dhëntë sukses –, një grua prej Ehli Sunetit dëshiron që të martohet më një burrë i cili ka bidate, porse ai nuk i praktikon bidatet e tij, dhe ajo thotë: “Ndoshta ai e pranon të vërtetën.” A i lejohet asaj që të martohet me këtë burrë dhe çfarë gjykimi ka prezantimi në këtë nikah (akti i martesës)?

 

Përgjigje: Jo! Një pasuese e Sunetit nuk lejohet të martohet me bidatçiun; ajo që e praktikon Sunetin nuk martohet me një bidatçi, sepse ai do të ndikojë tek ajo dhe te fëmijët e saj, përveç nëse ai është penduar. Nëse ai është penduar përpara martesës, është penduar sinqerisht nga bidati (që i përmbush kushtet e pendimit), atëherë nuk ka problem që të martohet.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi