Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3329

 

Pyetje: Nëse një person ha syfyr dhe ndërkohë thërret ezani, a e ka detyrë që ta nxjerrë atë që ka në gojë apo mund ta hajë?

Përgjigje: Mos ta hedh atë që e ka në gojë, por të mos hajë gjë pas saj. Këtu bën përjashtim uji, sepse ka ardhur transmetim në Sunenin e Ebi Daudit nga Ebu Hurejra – radijAllahu ‘anhu – i cili ka thënë: Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – ka thënë:

إذا أذن المؤذن والإناء على يد أحدكم فليأخذ منه حاجته

“Kur muezini e thirr ezanin kurse ndonjëri prej jush e ka enën në dorën e tij, atëherë ai, le ta plotësojë nevojën e tij.”

 Pra, nuk ka problem të pijë ujë kur thërret ezani, me kusht që uji të jetë në dorën e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari