Bismilah...

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Munteka, fq. 740

 

 

Pyetja 316: Ç’thotë Islami për dukurinë e orëve me zile që i varin nëpër xhami dhe a është kjo përngjasim me kishat e të Krishterëve dhe sinagogat e Jehudëve?

 

Përgjigje: Ajo që është e ditur dhe e njohur është se duhet hequr çdo gjë që e shpërqendron falësin e namazit nga namazi i tij, qoftë në xhami ose diku tjetër. Këto orë që varen nëpër xhami, nëse kanë zile, atëherë këto i shpërqendrojnë namazfalësit dhe janë përngjasim me atë që gjendet nëpër kisha dhe faltoret e pabesimtarëve. Këto orë duhen hequr nga xhamitë dhe të ndërrohen me orë që nuk kanë zile, me të cilat merret vesh koha e caktuar dhe hyrja e saj dhe të mos i shpërqendrojnë namazfalësit ose të kenë përngjasim me pabesimtarët. Shtoja kësaj edhe faktin që disa orë mund të kenë figura të zogjve apo gjëra të ngjashme. Kjo është një ndalesë tjetër. Sidoqoftë, në xhami nuk duhen futur vetëm se orët që nuk kanë zile dhe nuk kanë figura.

 

Allahu e di më së miri.

 

Përktheu: Jeton Shasivari