Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

 

Pyetje: Çfarë gjykimi sheriatik ka për atë që i përdorë vazhdimisht lëndët narkotike?

Përgjigje: Është obligim që të zbatohet dënim kundër tij; nëse ai vazhdon ta përdorë  drogën, zbatohet dënim kundër tij. Nuk ka ndonjë ndalesë që ai të dënohet me burg si edukim për të, gjë që do ta largojë atë nga përdorimi i drogës. Disa dijetarë janë të mendimit se ai duhet të vritet, nëse nuk i bëjnë dobi edukimi dhe ndëshkimet sheriatike, sepse ai është një anëtar i dëmshëm i shoqërisë dhe është obligim që të vritet me qëllim që shoqëria të çlirohet nga ai. Kurse shumica e dijetarëve janë të mendimit se mbi të zbatohen dënime sheriatike kohë pas kohe, derisa Allahu ta udhëzojë atë dhe ai të heq dorë prej saj, ose derisa të vdesë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari