Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

 

Dhikri në Sexhdeh

(Duaja 1)

 

سُبْحَانَ رَبِّيَ الأَعْلَى ‏

Subhane Rabbijel-e`alaa (3 herë)

 

“I pastër nga të metat je o Zoti im i Lartësuar.” [1]

 

 

(Duaja 2)

 

اللَّهُمَّ لَكَ سَجَدْتُ وَبِكَ آمَنْتُ وَلَكَ أَسْلَمْتُ سَجَدَ وَجْهِي لِلَّذِي خَلَقَهُ وَصَوَّرَهُ وَشَقَّ سَمْعَهُ وَبَصَرَهُ تَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ

Allahumme leKe sexhed’tu, ue biKe aamentu, ue leKe eslemtu. Sexhede uexh’hii lil-ledhii khalakahu, ue sau-uerehu, ue shek-ka sem-`ahu ue besarahu. TebarekAllahu ahsenul-Khaalikiin

 

“O Allah, Ty të bëra sexhdeh te Ty besova dhe Ty t’u nënshtrova. Fytyra ime i bëri sexhdeh Atij që e ka krijuar dhe i ka dhënë formë, që ia dha dëgjimin dhe shikimin e saj. I Madhëruar është Allahu, Krijuesi më i mirë!” [2]

 

 

(Duaja 3)

 

سُبُّوحٌ قُدُّوسٌ رَبُّ الْمَلاَئِكَةِ وَالرُّوحِ

Sub-buhuun, Kud-duusun, Rabbul-Melaaiketi uerr-Rruuh

 

“Larg çdo të mete, i Pastër nga çdo mangësi dhe i Madhërishëm je Ti o Zoti i Melaikeve dhe i Xhibrilit.” [3]

 

 

(Duaja 4)

 

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ، رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي

SubhaneKe Allahumme, Rabbena ue bihamdiKe, Allahumme-gfirlii

 

“I pastër nga të metat je o Allah. Ti je Zoti ynë, Ty të takon Lavdia dhe falenderimet! O Allah, më fal mua!” [4]

 

 

(Duaja 5)

 

سُبْحَانَ ذِي الْجَبَرُوتِ وَالْمَلَكُوتِ وَالْكِبْرِيَاءِ وَالْعَظَمَةِ

Subhaane dhil-Xheberuuti uel-Melekuuti uel-Kibrijaai uel-`Adhameh

 

“I Pastër nga të metat është Allahu, i Plotpushtetshmi, Sunduesi i gjithçkaje, i Lartësuari mbi çdo gjë dhe i Madhërishmi.” [5]

 

 

(Duaja 6)

 

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي كُلَّهُ دِقَّهُ وَجِلَّهُ وَأَوَّلَهُ وَآخِرَهُ وَعَلاَنِيَتَهُ وَسِرَّهُ

Allahumme-gfir lii dhenbii kul-lehu, dik-kahu ue xhil-lehu, ue eu-uelehu ue aakhirahu, ue `alaanijetehu ue sirr-rrahu

 

“O Allah, m’i fal mua të gjitha gjunahet, të paktat dhe të shumtat, të mëparshmet dhe të mëvonshmet, të hapurat dhe të fshehtat.” [6]

 

 

(Duaja 7)

 

اللَّهُمَّ أَعُوذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ وَبِمُعَافَاتِكَ مِنْ عُقُوبَتِكَ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْكَ لاَ أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْكَ أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ

Allahumme e`uudhu bi-ridaaKe min sekhatiKe, ue bi-mu`aafaatiKe min `ukuubetiKe, ue e`uudhu biKe minKe, la uh’sii thenaaen `alejKe, Ente kemaa ethnejte `alaa nefsiKe

 

“O Allah, kërkoj mbrojtje me Kënaqësinë Tënde prej Zemërimit Tënd, me Faljen Tënde prej Dënimit Tënd, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej Zemërimit Tënd. Unë nuk mund ta përmbush lavdërimin dhe falenderimin ndaj Teje ashtu siç Ti e meriton. Ti je ashtu siç e ke përshkruar Veten Tënde.” [7]

 

 

(Duaja 8)

 

Kur je në sexhdeh përpiqesh të bësh lutje për veten dhe të tjerët. [8]

 

 

 

Dhikri ndërmjet dy sexhdeve

 

(Duaja 1)

 

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاجْبُرْنِي وَعَافِنِي وَاهْدِنِي وَارْزُقْنِي

Allahumme-gfir lii, uerr-hamnii, uexh-burnii, ue `aafinii,  ueh-dinii, uerr-zuknii

 

“O Allah! Më fal mua, më mëshiro, m’i zgjidh nevojat e mia, më jep mirëqenie dhe më shpëto prej fitneve në dunja dhe në Fe, më udhëzo në vepra të mira dhe më furnizo prej mirësive të Tua.” [9]

 

 

(Duaja 2)

 

رَبِّ اغْفِرْ لِي رَبِّ اغْفِرْ لِي

Rabbi-gfir lii, Rabbi-gfir lii

 

“O Zoti im më fal mua, o Zoti im më fal mua.” [10]

 

 

 

Fundnotat:

[1] Transmeton Hudhejfeh – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Një natë u fala me Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe ai filloi të lexonte Suren el-Bekare, thash ndër vete se ai do të shkojë në Ruku sapo të lexojë 100 Ajete. Por ai vazhdoi të lexojë akoma pas kësaj dhe mendova se do ta lexojë të gjithë Bekaren në një rekat! Kështu që ai vazhdoi të lexonte derisa e përfundoi atë, dhe mendova se do të shkonte në Ruku! Por ai filloi të lexonte Suren en-Nisa derisa e përfundoi atë, dhe pas saj filloi Suren Al `Imran dhe e përfundoi edhe atë! Ai lexonte qetë dhe kur vinte ndonjë Ajet që kishte Tesbih, bënte Tesbih (thoshte SubhanAllah), kur vinte ndonjë Ajet që kishte lutje, bënte lutje, dhe kur vinte ndonjë Ajet që kishte kërkim mbrojtje, kërkonte Mbrojten e Allahut. Më pas shkoi në Ruku dhe filloi të thotë “Subhane Rabbijel-`Adhiim”. Ai e zgjati Rukun pothuajse sa qëndrimin në këmbë, më pas u ngrit nga Rukuja duke thënë “Semi`a-Llahu limen hamideh” dhe qëndroi në këmbë pothuajse sa qëndrimi i tij në Ruku. Më pas shkoi në Sexhdeh dhe tha “Subhane Rabbijel-E`alaa”, dhe qëndroi në të pothuajse sa qëndrimi i tij në këmbë (pas kthimit nga Rukuja).” [Transmeton Muslim, 772]

 

[2] Transmeton Ali ibn Ebi Talib – radijAllahu anhu – në një hadith të gjatë; ndër të tjera se: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur shkonte në Ruku thoshte: “Allahumme leKe rak`atu ue biKe aamentu ue leKe eslemtu, khashe`a leKe sem`ii ue besarii ue mukh-khii ue `adhmii ue `asabii”, ndërsa pasi u ngrinte nga Rukuja thoshte: “Allahumme Rabbena leKel-hamdu mil’es-semauati ue mil’el-erd, ue mil’e ma shi’te min shej’in ba`d”, dhe kur shkonte në Sexhdeh thoshte: “Allahumme leKe sexhed’tu, ue biKe aamentu, ue leKe eslemtu. Sexhede uexh’hii lil-ledhii khalakahu, ue sau-uerehu, ue shek-ka sem-`ahu ue besarahu. TebarekAllahu ahsenul-Khaalikiin””. [Transmeton Muslim, 771]

 

[3] Transmeton Aisheh – radijAllahu anha – se i Dërguari i Allahut thoshte kur ishte në Ruku dhe në Sexhdeh: “Sub-buhuun, Kud-duusun, Rabbul-Melaaiketi uerr-Rruuh”. [Transmeton Muslim, 487]

 

[4] Transmeton Aisheh – radijAllahu anha –, e cila thotë: “Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur ishte në Ruku dhe në Sexhdeh e shpeshtonte thënien e kësaj lutjeje: “SubhaneKe Allahumme, Rabbena ue bihamdiKe, Allahumme-gfirlii”. [Transmeton Bukhari 817, Muslim 484]

 

[5] Transmeton `Auf ibn Malik el-Eshxha`ij – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Një natë u fala me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe filloi të lexonte Suren el-Bekare, dhe kur vinte një Ajet prej Ajeteve të mëshirës ai ndalonte dhe bënte lutje, ndërsa kur vinte ndonjë Ajet prej Ajeteve të kërcënimit ai ndalonte dhe i kërkonte mbrojtje Allahut. Më pas shkoi në Ruku dhe qëndroi aq sa qëndroi kur ishte në këmbë, dhe thoshte në Ruku “Subhaane dhil-Xheberuuti uel-Melekuuti uel-Kibrijaai uel-`Adhameh”, më pas kur bëri Sexhdeh qëndroi aq sa qëndroi kur ishte në këmbë, dhe thoshte në Sexhdeh të njëjtën Lutje që tha në Ruku. Pastaj u ngrit në Reaktin e dytë dhe lexoi Suren Al `Imran, më pas në rekatet e tjera i lexoi Suret me radhë.” [Transmeton Ebu Daud 873, en-Nesai 1049]

 

[6] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte kur ishte në Sexhdeh: “Allahumme-gfir lii dhenbii kul-lehu, dik-kahu ue xhil-lehu, ue eu-uelehu ue aakhirahu, ue `alaanijetehu ue sirr-rrahu”  [Transemton Muslim, 483]

 

[7] Transmeton Aisheh – radijAllahu anha –, e cila thotë: “Një natë nuk e ndjeva të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – në shtratin tim, kështu që fillova ta kërkoj dhe dora ime preku shputën e këmbëve të tij ndërkohë që ai ishte në sexhdeh, dhe këmbët i kishte të përthyera (të bashkuara dhe me gishtat e drejtuar nga Kibla). Ndërsa ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte: “Allahumme e`uudhu bi-ridaaKe min sekhatiKe, ue bi-mu`aafaatiKe min `ukuubetiKe, ue e`uudhu biKe minKe, la uh’sii thenaaen `alejKe, Ente kemaa ethnejte `alaa nefsiKe””.  [Transmeton Muslim, 486]

 

[8] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Njeriu është më afër me Zotin e tij kur është në sexhdeh, prandaj shtojini lutjet kur jeni në sexhdeh”. [Transmeton Muslim, 482]

 

[9] Transmeton Ibn Abbasi – radijAllahu anhuma – se i i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte mes dy sexhdeve: “Allahumme-gfir lii, uerr-hamnii, uexh-burnii, ue `aafinii,  ueh-dinii, uerr-zuknii.” [Transmeton Ebu Daud 850, et-Tirmidhij 284. Në tekstin e Tirmidhiut në vend të (ue `aafinii) është (uexh-bur’nii)]

 

[10] Transmeton Hudhejfeh – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte mes dy sexhdeve: “Rabbi-gfir lii, Rabbi-gfir lii.” [Transmeton Ibn Maxheh, 897]

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

 



Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (Dhikri_në_Sexhdeh_dhe_në_uljen_mes.pdf)Dhikri_në_Sexhdeh_dhe_në_uljen_mes.pdf 439 kB