Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 146

 

💠 (Lutja para se të fillojmë të hamë)

بِسْمِ اللَّـهِ

Bismilah

Me emrin e Allahut

 

💠 (Edukata kur ulemi në sofër për të ngrënë)

Pejgamberi na mësoi që para se të fillojmë të hamë, të themi “Bismil-lah”, të hamë me dorën e djathtë dhe të hamë para vetes (nëse hamë në një enë bashkë me njerëzit). [1]

 

💠 (Sunet i preferuar është që njerëzit të hanë bashkë në një tepsi) [2]

 

💠 (Lutja nëse kemi harruar të themi ‘bismil-lah’ në fillim)

بِسْمِ اللَّهِ أَوَّلَهُ وَآخِرَهُ

Bismil-lah eu-uelehu ue akhirehu

Me emrin e Allahut, në fillim dhe në mbarim. [3]

 

💠 (Lutja pasi që kemi mbaruar së ngrëni)

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَطْعَمَنِي هَذَا الطَّعَامَ وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ

Elhamdulil-lahi-ledhi et’amenii hadhat-ta’ame, ue razakanihi min gajri haulin min-ni ue la ku-uetin

Falënderimi i takon Allahut, Atij që më ka ushqyer me këtë ushqim dhe më ka furnizuar me të pa ndryshimin (nga një gjendje në një tjetër) dhe fuqinë time.

 

💠 (Një lutje tjetër pasi që kemi mbaruar së ngrëni)

الْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا طَيِّبًا مُبَارَكًا فِيهِ، غَيْرَ مَكْفِيٍّ، وَلاَ مُوَدَّعٍ وَلاَ مُسْتَغْنًى عَنْهُ، رَبَّنَا

El-Hamdulil-Lahi kethiiran, tajjiben, mubaraken fihi, gajra mekfi-in, ue la mued-di’in ue la mustagnen anhu, rabbena

Allahut i takojnë falendërimet e shumta, të cilat falënderime janë të sinqerta vetëm për Të dhe të begata. Këto falënderime nuk  mjaftojnë për ta falënderuar Atë ashtu siç duhet. Ne nuk do t’i ndahemi kurrë falënderimeve drejtuar Atij dhe ne kemi vazhdimisht nevojë për falënderime, o Zoti ynë, pranoji falënderimet tona!” [5]

__________________

[1] Transmetohet nga Umer bin Ebi Selemeh, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Kam qenë fëmijë i vogël dhe qëllova në dhomën e të Dërguarit të Allahut dhe gjatë ngrënies së ushqimit, unë me dorë e përshkoja gjithë tepsinë. Në këtë rast, i Dërguari i Allahut më tha: “O djalë! Thuaj “bismilah”! Ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes!” Që prej asaj kohe, unë vazhdimisht e praktikoja këtë gjatë ngrënies së ushqimit.” Transmetojnë Bukhariu (5376) dhe Muslimi (2022).

[2] Transmetohet nga Hudhejfeja, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Ne kur hanim bashkë me të Dërguarin e Allahut nuk i zgjasnim duart të merrnim për të ngrënë derisa të fillonte të hajë i Dërguari i Allahut . Njëherë na qëlloi që të hamë bashkë me të dhe erdhi një vogëlushe, sikur po e ndiqte atë dikush nga pas, dhe ajo e zgjati dorën për të marrë nga ushqimi. Pastaj erdhi një beduin tjetër aq shpejt, sikur po e ndiqte atë dikush nga pas, dhe filloi të hajë. Me këtë rast, i Dërguari i Allahut tha: “Shejtani e konsideron të lejuar (të hajë) nga ushqimi në të cilin nuk është përmendur emri i Allahut. Shejtani erdhi me këtë vogëlushe të vogël, që ta bëjë të lejuar ushqimin për veten e tij, kështu unë i kapa dorën kësaj vogëlusheje. Pastaj shejtani erdhi me këtë beduinin që ta bëjë të lejuar ushqimin për veten e tij, kështu unë e kapa për dore këtë beduinin. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, dora ime ishte në dorën e shejtanit bashkë me dorën e vogëlushes dhe të beduinit.” Transmeton Muslimi (2017).

[2] Transmetohet nga Uahshij bin Harb, i cili transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, radijAllahu anhu, se Sahabët e Pejgamberit e pyetën atë: “O i Dërguari i Allahut! Ne hamë por nuk ngopemi!” Ai tha: “Ndoshta ju hani veçmas.” Ata i thanë: “Po!” Ai u tha: “Hani bashkë (në një enë), përmendeni emrin e Allahut para se të hani, kështu Allahu do t’ju japë bollëk në ushqim.” Transmetojnë Ebu Daudi (3764) dhe Ibën Maxhe (3286).

[3] Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju të hajë, le ta përmend emrin e Allahut të Lartësuar. Nëse harron që ta përmend emrin e Allahut të Lartësuar para se të hajë, le të thotë (gjatë ngrënies): “Me emrin e Allahut, në fillim dhe në mbarim.” Transmetojnë Ebu Daudi (3767) dhe Ibën Maxhe (3264).

Transmetohet nga Enes Ibën Maliku, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pa dyshim se Allahu është i kënaqur me robin që kur ai të hajë një kafshatë, ta falënderojë Atë dhe kur të pijë një gllënjkë, ta falënderojë Atë.” Transmeton Muslimi (2734).

[4] Transmetohet nga Muadh ibën Enes, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai njeri i cili pasi që ka ngrënë ushqimin thotë: ‘Falënderimi i takon Allahut, Atij që më ka ushqyer me këtë ushqim dhe më ka furnizuar me të pa ndryshimin (nga një gjendje në një tjetër) dhe fuqinë time’ do t’i falen mëkatet që ka bërë më përpara’.” Transmetojnë Ebu Daudi (4023) dhe Tirmidhiu (3458).

[5] Transmetohet nga Ebi Umameh, radijAllahu anhu se kur Pejgamberit i ngritnin sofrën pasi që kishte ngrënë, thoshte: “Allahut i takojnë falënderimet e shumta, të cilat falënderime janë të sinqerta vetëm për Të dhe të begata. Këto falënderime nuk  mjaftojnë për ta falënderuar Atë ashtu siç duhet. Ne nuk do t’i ndahemi kurrë falënderimeve drejtuar Atij dhe ne kemi vazhdimisht nevojë për falënderime, o Zoti ynë, pranoji falënderimet tona!” Transmeton Bukhariu (5458).

 

Përktheu: Jeton Shasivari