Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 151-152

 

💠 (Lutja për atë që të jep ushqim dhe pije)

اللَّهُمَّ أَطْعِمْ مَنْ أَطْعَمَنِي، وَأَسْقِ مَنْ أَسْقَانِي

Allahumme et-'im men et'amenii, ue eski men eskaanii

"O Allah, ushqeje atë që më ushqeu, jepi të pijë atij që më dha të pijë!" [1]

 

💠 (Lutja e mysafirit për mikpritësin)

اللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِي مَا رَزَقْتَهُمْ، وَاغْفِرْ لَهُمْ، وَارْحَمْهُمْ

Allahumme baarik lehum fii ma razektehum, ue-gfir lehum, ue-rhamhum

"O Allah, begatoji ata në atë që i ke furnizuar, fali ata dhe mëshiroji!" [2]

 

💠 (Lutja e agjëruesit për ftuesin e iftarit)

أَفْطَرَ عِنْدَكُمُ الصَّائِمُونَ، وَأَكَلَ طَعَامَكُمُ الْأَبْرَارُ، وَصَلَّتْ عَلَيْكُمُ الْمَلَائِكَةُ

Eftara 'indekumus-saaimuun, ue ekele ta'aamekumul-ebraar, ue sal-let 'alejkumul-melaaikeh

"Bëfshin iftar te ju agjëruesit, ngrënçin ushqimin tuaj të devotshmit dhe u lutshin për ju Melaiket!" [3]

________________

[1] Transmeton el-Mikdad ibn 'Amr, radijAllahu anhu, i cili thotë: "Shkova unë me dy shokët e mi te Pejgamberi ndërsa neve na gërryente barku nga uria e madhe...” më pas transmetuesi e përmendi hadithin e gjatë, në të cilin Pejgamberi shtoi dhe tha: "O Allah, begatoji ata në atë që i ke furnizuar, fali ata dhe mëshiroji!" Transmeton Muslimi (2055)

[2] Transmeton Abdullah ibn Busr, radijAllahu anhu, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut erdhi për vizitë te babai im, kështu i shtruam atij ushqim dhe uetbeh (gatim që bëhet me hurma, gjalpë dhe qumësht) dhe ai hëngri prej këtij ushqimi. Më pas i sollën hurma dhe ai hante, kurse farat e tyre i largonte duke i kapur me dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe gishtin e mesit. Më pas i sollën për të pirë; pasi piu për vete, i dha të pijë edhe atij që kishte në të djathtë. Pastaj babai im, duke i kapur frerët e kafshës së tij, i tha: Lutju Allahut për ne! Ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - tha: "O Allah, begatoji ata në atë që i ke furnizuar, fali ata dhe mëshiroji!" Transmeton Muslimi (2042)

[3]Transmeton Enes ibn Malik, radijAllahu anhu, se Pejgamberi shkoi për vizitë te Sa'd ibën Ubadeh, radijAllahu anhu, e ky i solli bukë dhe vaj, e ai e hëngri prej tyre, pastaj Pejgamberi tha: "Bëfshin iftar te ju agjëruesit, ngrënçin ushqimin tuaj të devotshmit dhe u lutshin për ju Melaiket!" Transmeton Ebu Daudi (3854)

 

Përktheu: Servet Mata