Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127430
Ka thënë Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij në refuzimin që i bën tekfirsit Muhamed ‘Abdul-Maksud el-Misrij, mbasi që citon fillimisht fjalët e tij:
[Fjalët e Muhamed ‘Abdul-Maksudit]:
“Dhe duke marrë shkas nga kjo, unë e them haptazi para njerëzve se Liberalistët janë një fraksion Islamik, ashtu siç janë Ikhuanët dhe Selefijt.”
Komenti i Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij:
Kështu i krahasoi ai (Muhamed ‘Abdul-Meksudi) Ikhuanët me Selefijtë dhe e bëri këtë krahasim pa përmendur asnjë dallim midis Selefizmit të tij dhe midis Liberalizmit dhe Liberalistëve. Dhe kjo është llustër për Librealistët dhe është thirrje nga ana e tij - qoftë me dijeninë apo pa dijeninë e tij - për t’u anëtarësuar në radhët e Liberalistëve.
سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ
“Dëshmitë e tyre do të shkruhen dhe ata do të merren në pyetje.” [ez-Zukhruf, 19]
Vëllezërit e tij, nga shejkhat e partisë Nur dhe nxënësit e tyre, nuk e refuzuan atë dhe as fjalën e tij. Dhe nuk është çudi që ata të jenë në menhexhin e Muhamed ‘Abdul-Meksudit, në këto fatkeqësi e bela të mëdha etj., për të cilat ai njihet nga njerëzit e mençur dhe nga Selefijtë e vërtetë.
Fragmente nga Liberalizmi:
Prej parimeve themelore të Liberalizmit:
1 – Ai është një doktrinë kapitaliste që thërret për lirinë absolute në fushën e ekonomisë dhe fushën e politikës. Kjo përfshin rrëzimin e Gjykimit të Allahut në fushën e politikës, rrëzimin e një prej shtyllave të Islamit, që është Zekati, si dhe lejimin e kamatës, e cila është prej harrameve më të mëdha.
2 – Kjo doktrinë vendos theksin në pranimin e mendimeve të të tjerëve. Sipas saj, Jehudizmi, Krishterizmi, Komunizmi dhe Rrafidizmi janë të gjitha njësoj, dhe ky është unifikimi i feve, kurse Islamin nuk e pranon ngaqë Islami bie ndesh me këtë doktrinë. Gjithashtu, sekularizmi i kushton rëndësi pranimit të veprave të të tjerëve, që nga zinaja, konsumimi i pijeve dehëse dhe liri të plotë për gratë, dhe pikërisht ky është degjenerimi.
3 – Liberalizmi bazohet në filozofinë oportuniste dhe racionaliste, me qëllim që të realizojë objektivat e tij. Pra, ai bazohet tek këto dy filozofi të devijuara, me qëllim që të realizojë objektivat e tij. Dhe prej degëzimeve të këtyre dy filozofive është edhe shkolla makiaveliste: qëllimi justifikon mjetin. Kurse Islami është kundër këtyre dy filozofive, sepse qëllimi i tij është fisnik dhe i pastër, dhe për realizimin e këtij qëllimi janë ligjësuar në Islam mjetet fisnike e të pastra.
4 – Prej parimeve themelore të kësaj doktrine shkatërrimtare është “ndarja e fesë nga shteti.”, dhe ky është një parim i kufrit, i cili bazohet në mohimin e Hakimijes së Allahut dhe ligjet e drejta të Tij, të cilave është obligim që t’i përulet dhe t’i përmbahet populli dhe shteti. Dhe mohimi i Hakimijes së Allahut dhe ulja e saj deri në këtë grade është kufër pa pikë dyshimi. Dhe është e pamundur për ata liberalistë që pasojnë krerët e kufrit, që të besojnë në Hakimijen e Allahut dhe t’i përmbahen asaj. E mes krerëve të kufrit është Adam Smith, Maltos, Rikardo dhe Xhon Stjuart Mill. Dhe pikërisht këta zindikat e Perëndimit janë imamët e liberalistëve.
5 – Kjo doktrinë bazohet gjithashtu mbi parimin e pluralizmit ideologjik. Fjala ideologji ka disa përkufizime, prej të cilave: “shkenca e ideve” dhe “tërësi mendimesh dhe besimesh”. Kjo sepse ndjekësit e kësaj doktrine kujdesen për lirinë e individëve, ku hyn edhe liria e besimit, domethënë liria e feve.
6 – Prej besimit të kësaj doktrine është gjithashtu organizimi partiak dhe sindikalist, që sigurohet nëpërmjet sistemit parlamentar demokratik, me tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Shiko për më tepër “el-Meusu’ah el-Mujesserah” (fq.1145-1146).
Sa e mjerë është kjo doktrinë dhe ndjekësit e saj. Allahu e ka pastruar Islamin nga kjo doktrinë dhe nga ndjekësit e saj.
Ky ishte një sqarim i shkurtër rreth liberalizmit dhe se ai është fe e kufrit, e kundërshton Islamin dhe e sulmon atë nga një numër drejtimesh.
Atëherë, cili është mendimi i dijetarëve të vërtetë të Islamit për atë që thotë se liberalistët janë një fraksion Islamik, ashtu siç janë Ikhuanët dhe Selefit? Dhe a mund të konsiderohet prej dijetarëve të Selefizmit një njeri që ka këto mendime, të cilat i përmban ky artikull??
Është transmetuar nga Ebi Hurejrah – radij-Allahu – ‘anhu – se ai ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
يكون في آخر الزمان دجالون كذابون يأتونكم من الأحاديث بما لم تسمعوا أنتم ولا آباؤكم
فإياكم وإياهم لا يضلونكم ولا يفتنونكم
“Do të ketë në fundin e kohës dexhallë gënjeshtarë, të cilët do t’ju vijnë me fjalë që s’i keni dëgjuar ndonjëherë as ju dhe as baballarët tuaj, prandaj ruhuni ju me gjithë ata që të mos ju devijojnë dhe t’ju fusin në fitne.” E ka transmetuar Muslimi në parathënien e Sahihut të tij (1/12).
Përktheu: Alban Malaj