Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Nasirud-Diin el-Albanij

Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, 353

 

 

Pyetje: O Shejkh, për sa i përket partisë socialiste, nëse regjistrohet në të ndonjë qytetar Musliman, i shtyrë nga nevoja apo që të dalë nga një situate e caktuar apo për gjëra të ngjashme si këto, pra, çfarë gjykimi ka së pari për atë që regjistrohet qëllimisht për t’u anëtarësuar tek partia socialiste?

 

Shejkhul-Albanij: Unë po bëj një rikujtim për diçka që ndoshta mund të jetë e ditur tek të pranishmit ose tek disa prej tyre më së paku, se kufri ndahet në dy lloje: kufri me vepër dhe kufri me besim. Dhe këto sisteme që e kundërshtojnë Islamin, prej të cilave është edhe komunizmi që ka pllakosur tokën e Irakut, i cili më pas u godit rëndë edhe nga udhëheqësit e tij, të cilët i përkisnin një partie qafire. Pra, çështja e atij (që anëtarësohet në partinë socialiste) vërtitet midis kufrit me vepër dhe kufrit me besim. Ne, siç e dini, kemi jetuar në Siri, dhe në Siri po ashtu sundon partia ba’thiste. E dimë që disa të rinj u futën në partinë ba’thiste, dhe ne nuk kemi asnjë dyshim që kjo parti, sikurse partitë e tjera si ajo, është parti qafire. S’ka dallim midis partisë komuniste, asaj socialiste dhe asaj demokratike, që të gjitha ato janë emra që tregojnë për të njëjtin emërtim, i cili padyshim që është kufri. Mirëpo, Muslimani që anëtarësohet tek këto parti, më së paku, ajo që shohim ne, është se ai është Musliman që falet - për shembull - dhe agjëron, prandaj ne themi se kjo vepër e tij s’ka dyshim që është vepër kufri. Kjo do të thotë se më së paku çështja e tij është se kufri i tij është kufër me vepër, dhe më e keqja është që kufri i tij të jetë kufër me besim. Dallimi është i qartë nga këto dy emrat: vepër dhe besim. Kështu që, ai socialisti për të cilin ti pyet, nëse u anëtarësua tek ajo parti dhe punon me të, nëse e ka bërë nga besimi i tij (në sistemin socialist), ai është qafir, murrted (i dalë) nga feja e tij. Ama nëse e ka bërë ngaqë ka patur ndonjë nevojë apo kërkesë apo varfëri dhe jo nga besimi në të, atëherë kufri i tij është kufër me vepër dhe jo kufër me besim. Këtë rregull është detyrë që ta zbatosh mbi çdo Musliman që jeton nën sistemet e ndryshme që sundojnë vendet e tyre pa gjykuar me ligjin e Islamit. Ndoshta t’u përgjigja me kaq.

 

Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira.

 

Shejkhul-Albanij: Edhe ty.

 

Kliko këtu për ta parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj