Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Allahu përmendi qiellin dhe përmendi tokën. Në ajetet tjera ka përmendur yjet. Këto janë krijesat e Allahut: toka, qielli, yjet, dielli dhe hëna. Në këtë kohë, ndjekësit e injorancës dhe ithtarët e natyrës, për ta nuk ekziston qielli i ndërtuar dhe nuk e pohojnë këtë. Ata thonë ekziston sistem diellor. Dielli është qendra dhe trupat qiellorë rrotullohen rreth diellit, yjet rrotullohen rreth diellit. Kjo e kundërshton Kuranin.

Dielli është një trup qiellor që rrotullohet në orbitën e vet, yjet rrotullohen në orbitat e veta sipër tokës. Këto rrotullohen sipër tokës dhe toka është qendra. Allahu përmendi tokën, qiellin dhe yjet. Çdo gjë ka veçoritë e saj. Kjo gjendet në Kuranin Fisnik. Këto janë fjalë e Krijuesit i Cili i ka krijuar ato, që është i Pastër nga çdo mangësi dhe i Lartësuar.

Kush nga këta dy e thotë të vërtetën: injorantët ateistë apo e thonë të vërtetën fjalët e Zotit të Botëve, të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit?

(Allahu i Lartësuar thotë):

وَإِلَى الْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ

“(A nuk e shohin) tokën se si është e sheshuar.” El-Gashijeh, 20

 

Përktheu: Jeton Shasivari