Bismilah...

Ka thënë Shejkhul-Albani rahimehullah:

Pastaj, “Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ngrinte kokën e tij nga sexhdeja duke bërë tekbir” dhe urdhëroi të vepronte kështu (personin që u fal keq) dhe i tha: “Nuk plotësohet namazi i asnjë njeriu derisa… të bjerë në sexhde, deri sa të qetësohen nyjet e tij, pastaj të thotë “Allahu Ekber” dhe të ngrejë kokën derisa të rrijë ulur drejt.”

Dhe “ai i ngrinte duart e tij në këtë tekbir” ndonjëherë.

Dhe ka komentuar Shejkhul-Albani rahimehullah në fusnotë për pjesën “ai i ngrinte duart e tij në këtë tekbir”, duke thënë:

Për ngritjen e duarve në këtë rast kanë ardhur disa hadithe të sakta, mes të cilave:

Nga Ua`il Ibn Huxhr i cili ka thënë: “U fala me të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe ai kur bënte tekbir ngrinte duart, pastaj u mbështolli, pastaj kapi të majtën e tij me të djathtën dhe i futi të dyja duart nën rroben e tij, e nëse binte në ruku i nxirrte duart dhe pastaj i ngrinte; e nëse ngrinte kokën nga rukuja i ngrinte duart dhe pastaj binte në sexhde dhe e vendoste hundën ndërmjet dy pëllëmbëve të tij; dhe nëse e ngrinte kokën nga sexhdeja poashtu i ngrinte duart, derisa mbaronte namazin.”

Tha Muhamedi, i cili është Ibn Xhuhadeh, siç do të vijë më pas: Ia përmenda atë Hasen Ibn Ebil-Hasenit dhe ai tha: “Ai është namazi i të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ta bëjë kush të dojë dhe ta lëjë kush të dojë.”

E ka transmetuar Ebu Dauudi (1/115) dhe nga ai Ibn Hazmi (4/91)… dhe ky zinxhir është Sahih sipas kushteve të Muslimit.

Burimi: Asl Sifeti Salatin-Nebiji - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Kapitulli: Sexhedja/Ngritja nga Sexhdeja, vëll.2/fq.798

Përktheu: Alban Malaj