Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdurr-Rrahmaan Ibën ‘Naasir es-Se’adij

Burimi: Behxhetu Kuluubil-Ebraar ue Kurratu ‘Ujuunil-Akhjaar fij Sherhi Xheuaami’il-Akhbaar, fq.278-279

 

 

Nga Enes Ibën Maalik – radijAllahu ‘anhu – i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

ثلاث لا يغل عليهن قلب مسلم: إخلاص العمل لله، والنصيحة للمسلمين، ولزوم جماعتهم، فإن دعوتهم تحيط من ورائهم .

 “Tre gjëra nuk i urren zemra e Muslimanit: që ta bëjë veprën me sinqeritet vetëm për Allahun, që të këshillojë udhëheqësit, dhe që të mbahet fort mbas Xhematit të Muslimanëve, sepse me të vërtetë duaja e tyre i përfshin edhe ata që janë mbas tyre.” E ka transmetuar Muslimi.

 

Ka thënë Shemsud-Diin Ibnul-Kajjim – rahimehUllah –: “Domethënë në të as nuk mbetet urrejtje dhe as nuk bashkohet urrejtja në zemrën e tij me ato të tre-ja, përkundrazi, ato nuk e pranojnë urrejtjen në të, por e pastrojnë dhe e heqin atë prej saj, sepse zemra e urren shirkun tmerrësisht shumë. Gjithashtu, zemra e urren mashtrimin, urren që njeriu të dalë nga Xhemati i Muslimanëve, për shkak të bidatit apo të devijimit, sepse këto të tre-ja e mbushin zemrën me urrejtje dhe ligësi. Ndërsa ilaçi i kësaj urrejtjeje dhe nxjerrja e fundërrinave të saj është nëpërmjet pastrimit të sinqeritetit, këshillimit, dhe ndjekjes së Sunetit.” Mbaroi fjala e tij. [Medarixhus-Saalikiin, 2/90]

 

Pra, kush i bën të gjitha veprat me sinqeritet për Allahun, këshillon robërit e Allahut për të gjitha çështjet e Tij, dhe mbahet fort mbas Xhematit të Muslimanëve, duke qenë i bashkuar me ta dhe duke shmangur kundërshtimet, atëherë zemra e tij do të bëhet e pastër dhe e kulluar dhe ai do të bëhet i dashur për Allahun. Kurse ai që nuk është i tillë, zemra e tij do të mbushet me çdo të metë e të keqe. Dhe Allahu e di më së miri.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj