Bismilah...

Autor: Shejkh Salih Ibën Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=121094

Pyetësi thotë: Cili është mendimi juaj rreth atij që flet rreth davetit Selefij dhe Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehhabit – Allahu pastë mëshirë për të – dhe thotë: “Me të vërtetë Da’ueti Selefij dhe Uehabizmi është davet i ashpërsisë dhe është ai është shkak i fitnes së kësaj kohe.”

Përgjigje: “Nuk është për t’u çuditur përse armiqtë thonë të tilla fjalë. Ata kanë thënë të njëjtat fjalë për Da’uetin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Thanë: “Ai shan të adhuruarit tanë.” “Ai i marrosi djemtë tanë.” Thanë: “Ai është poet.” Thanë: “Ai është i çmendur.” Thanë: “Ai është kedhab (gënjeshtar).

Nuk është për t’u çuditur përse thuhen për davetin e dijetarëve, ripërtëritësve dhe imamëve të njëjtat fjalë që janë thënë për imamin dhe shembullin e tyre, Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Përse kanë kaq armiqësi kundër davetit të Shejkh Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhabit? Shejkhu nuk thirri në diçka të re dhe as nuk shpiku ndonjë gjë të re, ai veçse thirri në atë që thërriste i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem :

• thirrja në Teuhid

• ndalimi i shirkut

• gjykimi me ligjet që i ka zbritur Allahut

• urdhërimi i të mirës

• ndalimi i të keqes

• dhe mësimi i njerëzve çështjet e fesë së tyre.

Këto bëri Shejkh Muhamed Ibën ‘Abdil-Uehhabi - rahimehullah -, e nëse me këto gjëra ai poshtërohet dhe kritikohet, atëherë le ta bëjnë këtë edhe me të Dërguarin - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Ndërsa, ajo që i shkakton fitnet në këtë kohë është kundërshtimi i thirrjes së përmirësuesve. Ajo që shkakton fitnen është kundërshtimi i thirrjeve të përmirësuesve, kundërshtimi i imamëve të devotshëm, kundërshtimi i dijetarëve, kundërshtimi i këshilluesve, pasimi i njerëzve të epsheve dhe devijimeve dhe pasimi i thirrësve të këqij. Këto janë ato që shkaktojnë fitnen. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj