Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Shkëputur nga ligjërata me titullin:
el-iëtisaam bis-Sunneti Nexhaah



Pyetësi: Një pyetje tjetër: A na lejohet që të caktojmë për vetet tona një shejkh selefij, si për Shejkh Ebul Hasen (el-Ma’ribin), dhe ai të jetë referenca e qendrës sonë për grindjet që kemi me njëri-tjetrin, sidomos ngaqë ky Shejkh di shumë gjëra për qendrën tonë dhe për problemet dhe grindjet tona, si dhe ju bëjmë me dije se vëllezërit nuk lejojnë që të lidhemi me asnjë shejkh tjetër për të marrë fetva të veçantë apo të përgjithshme për mosmarrëveshjet metodologjike që kanë të bëjnë me qendrën tonë, por duhet të merret vetëm nga ky Shejkh (Ebul-Haseni). Kështu që, në mënyrë që të mos shkojë çdo person te një shejkh tjetër, t’i telefonojë atij dhe t’i marrë ndonjë argument që të godasë me të vëllezërit e tij. Dhe cila është këshilla juaj për atë që shkon te një shejkh dhe e pyet për gjykimin që kanë mosmarrëveshjet metodologjike, pa dijeninë e palës tjetër, me qëllim që të mos bëhet pështjellim te pyetjet dhe të mos shtohet kështu konflikti dhe grindjet. Pra, cila është këshilla juaj, Allahu u shpërbleftë me të mira?

Shejkh Rabij’: Domethënë nuk keni ju asnjë tjetër që i kupton këto gjëra përveç Ebul-Hasenit, kurse dijetarët e tjerë nuk dinë, janë kafshë!

Pyetësi: Jo!

Shejkh Rabij’: O vëlla, po ta them troç… po ta them troç… me të vërtetë… me të vërtetë shumë njerëz i njohin ata që kanë trimëri etj., përpara se të njohin Ebul-Hasenin, përpara dekadash.

Pyetësi: Jo o… si për shembull Ebul-Haseni o Shejkh…

Shejkh Rabij’: Ky… dëgjo… Ebul-Haseni është një prej Ikhuanëve, dhe unë po mjaftohem me këtë pyetje (të fundit). Mos u bën hizbi për asnjë nga dijetarët e Shamit, mos u bëni hizbi për asnjë nga dijetarët e Hixhazit dhe të Rrijadit, e mos u bëni hizbi për dijetarët e Jemenit. Kjo është ndarje – e tani është hizbije për filanin –, kjo është ndarje dhe hizbije.

Vendosini para veteve tuaja dijetarët të gjithë së bashku, ata që janë në Hixhaz, në Nexhd, në Sham, në Jemen dhe kudoqofshin, që të gjithë janë vëllezërit tuaj. Ata janë vëllezërit tuaj, janë prindërit tuaj, janë të dashurit tuaj, janë miqtë tuaj.

Këtë dallim e këtë përçarje nuk e kemi njohur më përpara, veçse këto ditë. Kanë filluar tashmë tentativa që të veçojnë filanin dhe fistekun për zgjidhjen e problemeve, mirëpo kjo u hodh poshtë. Allahu u begatoftë! Të tilla parrulla erdhën nga Amerika, se çdo xhemat kërkon që të ketë një shejkh të veçantë. Kjo është hizbillëk. Konsiderojini vetet tuaja, në të gjithë botën, një xhemat i vetëm, dhe konsiderojini dijetarët, që të gjithë ata, kudo në botë, vëllezër! Lërini këto nacionalizma e këto ndarje! Allahu u begatoftë! Në rregull, po mes dijetarëve ka të atillë që bëjnë lëshime dhe ka të atillë që janë të ashpër dhe ka që janë mesatarë, e kështu… kur ti shkon vetëm te njëri që është i ashpër dhe e kufizon veten tënde vetëm tek ai, nuk ke për të arritur gjithçka nga ai. E nëse shkon te njëri që bën lëshime dhe e kufizon veten tënde vetëm tek ai, nuk ke për të arritur gjithçka nga ai. Shiko – Allahu të begatoftë! – prandaj ne marrim nga disa burime, që të gjithë janë në një menhexh të vetëm, e ti përfiton nga ky, nga ai, nga ky e nga ai. Kështu pra, Allahu u begatoftë.

Pyetësi: Allahu u shpërbleftë me të mira o Shejkh dhe u dhënë begati.

Shejkh Rabij’: Allahu u dhëntë jetë.

Pyetësi: Allahu u dhëntë mirësi.

Shejkh Rabij’: Amin!

Pyetësi: Mbaruan pyetjet.

Shejkh Rabij’: Ju këshilloj që të keni frikë Allahun. Unë e ndjej nga këto pyetje se ka gjëra mes jush dhe kam frikë nga ato! Prandaj kijeni frikë Allahun o vëllezër! Po ua ritheksoj këshillën, jini të sinqertë me Allahun, sepse ju jeni në shtetet e Perëndimit, mos i shtoni konfliktet dhe fitnet ndërmjet jush sepse do të jepni imazhin më të keq të Islamit dhe do t’i largoni njerëzit nga Islami, do t’i largoni njerëzit e grupeve të devijuara, sepse mundet që Allahu t’i udhëzojë ata nëpërmjet jush, do t’i largoni qafirat që s’kanë qenë ndonjëherë Muslimanë – fatkeqësisht – me këto konflikte dhe këto grindje. Prandaj bashkohuni dhe duajeni njëri-tjetrin për hir të Allahut dhe lëreni fanatizmin për këtë apo për atë. Konsiderojini dijetarët e njohur selefijinë, ata që e kuptojnë këtë menhexh dhe janë të palëkundur në të, konsiderojini të gjithë dijetarët tuaj dhe vëllezërit tuaj, konsiderojini të gjithë ata referenca juaj. Allahu u dhëntë begati dhe ju drejtoftë, edhe na largoftë neve dhe juve nga fitnet, nga ato që duken dhe nga ato që nuk duken. Padyshim që Zoti im e dëgjon duanë. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj