Bismilah...

Shejkh, el-‘Alame Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: www.Rabee.net/show_fatwa.aspx?id=62


Pyetje: “Kush është ai bidat i cili e nxjerr robin nga rrethi i Ehli-Sunetit?

Esh-Shejkh Rabij' u përgjigj: “Bidati i Kaderit, [1] Bidati i ‘Irrxhasë, [2] Bidati i Rafdit, [3] Bidati i Khuruxhit, [4] Bidati i Sufive, siç janë kremtimet me shirk të mevludit dhe të tjera përveç këtyre. Edhe shkuarja nëpër varre e në vende të ngjashme, barakAllahu fijkum, që i përkasin këtij lloji.

Marrja e Bidatçijve (Ehlul-Bid’ah) për miq e shokë e bën personin që të jetë prej atyre, që t’i përkrahë e t’i mbrojë ata. Sepse vërtet Ahmed Ibn Hanbelit i kanë thënë: “Disa njerëz ulen me Bidatçijtë (Ehlul-Bid’ah)?” Kështu, ai tha: “Këshillojeni!” Ai (pyetësi) tha: “Unë e kam këshilluar por ai refuzoi.” Ai (Imam Ahmedi) i tha: “Konsideroje edhe atë si ata.”

Pra, ai që ulet me bidatçijtë dhe përzihet me ta, vërtetohet dhe ngrihet argumenti kundër tij se ai është i prishur dhe se ai pajtohet me ata njerëz (Ehlul-Bid’ah). Dhe për këtë ka argumente:

 

Shpirtërat janë ushtarë të rekrutuar. Dhe ata që njihen me njëri-tjetrin (në qiej) do të mbajnë anën e njëri-tjetrit (në dynja) kurse ata që e kundërshtojnë njëri-tjetrin do të jenë të papajtueshëm.” [5]

Pra, ky njeri, afrimi dhe miqësimi i tij me njerëzit e bidatit është një argument që tregon pajtueshmërinë dhe ngjashmërinë ndërmjet dy çështjeve dhe dy individëve apo dy grupeve.

Gjithsesi, kjo çfarë përmendëm e nxjerr robin nga rrethi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit.”

 

Fundnota:
[1] Bidati i Kaderive dhe Xhebrive.
[2] Bidati i Murrxhive të cilët thonë se Imani nuk shtohet e nuk pakësohet dhe as nuk goditet nga kryerja e gjynaheve.
[3] Bidati i Shijave Rafidij të cilët i refuzojnë Sahabët dhe shumicën e tyre i kanë shpallur qafira.
[4] Bidati i Khauarixhëve.
[5] Transmetuar nga Bukhari (n. 3158) dhe Muslimi (n. 2638).

 

Përktheu Alban Malaj