Bismilah...

 

Autor: el-Imam Ibnul-Kajjim
Burimi: Seua’ikul-Mursela (2/519),


“Mospajtimi në mendime ndërmjet njerëzve është diçka që duhet të ndodhë patjetër, për shkak se ata dallojnë në qëllimet e tyre, në kuptimin dhe në fuqinë e dijes së tyre, por ajo që është e urryer është zullumi i disave mbi disa të tjerë dhe shndërrimi në armiq të tyre.

Dhe përveç kësaj, nëse mosmarrëveshjet nuk arrijnë deri në atë pikë saqë të çojnë në kundërshtime dhe ndarje në grupe dhe qëllimi i të gjithë atyre që kanë mospajtim është bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atëherë kjo mosmarrëveshje nuk është e dëmshme sepse kjo është vërtet diçka që duhet të ndodhë mes njerëzve.

Por, nëse pikënisja është e përbashkët, qëllimi është i përbashkët dhe rruga është e përbashkët, atëherë mosmarrëveshjet rrallë mund të ndodhin. Dhe nëse ndodhin mosmarrëveshje, atëherë ato duhet të jenë të tilla që nuk janë të dëmshme, ashtu si mosmarrëveshjet që patën Sahabët.

Sepse vërtet baza e mosmarëveshjeve të tyre ishte e njëjtë, Libri i Allahut dhe Suneti itë Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), qëllimi i tyre ishte i njëjtë, bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rruga e tyre ishte e njëjtë, kthimi tek Kur'ani dhe Suneti dhe vendosja e tyre përpara çdo thënieje, mendimi, analogjie, dëshire apo politike.”

 

Përktheu Alban Malaj