Bismilah...

 

Autor: Shejkhul-Islam Ibn Tejmije
Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (28/231-232)


“Disa njerëz e pyetën Ahmed bin Hanbelin se ata e kishin të vështirë që të thonin se filani është kështu e kështu. Ai u përgjigj: “Nëse unë rri i heshtur, si do ta njohë injoranti atë që është e saktë nga ajo që është e pasaktë?”

Poashtu, sa u përket bidatçijve që nxjerrin vepra të devijuara të cilat kundërshtojnë Kur'anin dhe Sunetin dhe ata që bëjnë bidate në çështjet e ibadetit, shpjegimi i gjendjes së tyre dhe paralajmërimi i Umetit që të ruhen nga ata është obligim sipas Ixhmasë së Dijetarëve Muslimanë.

Në fakt, kur Imam Ahmedi u pyet nëse një person që agjëroi, fali namaz dhe u veçua në xhami për ibadet ishte më i dashur për të sesa personi që ka folur kundër Njerëzve të Bidatit, ai u përgjigj: “Kur ai agjëron, falet dhe veçohet në kryerjen e ibadetit, të gjitha këto që bën janë në dobi të vetes së tij. Megjithatë, kur ai flet kundër bidatçijve, ai e bën këtë për interesin e Muslimanëve në përgjithësi dhe kjo është më e virtytshme.”

Pra, është e qartë se kundërshtimi i bidatçijve është në dobinë e përgjithshme të Muslimanëve dhe konsiderohet si një nga llojet e Xhihadit në rrugë të Allahut, sepse pastrimi i Fesë së Allahut, Menhexhit dhe Sheriatit, si dhe mbrojtja e Fesë nga sulmi i armiqve është një obligim kolektiv (fard kifaje), një fakt ky rreth të cilit Ulematë kanë Ixhma. E nëse Allahu nuk do të ngrinte disa njerëz që do të largojnë dëmet e të tjerëve, atëherë Feja e Allahu do të prishej. Vërtet, kjo prishje është madje më e madhe sesa prishja që vjen nga mosbesimtarët që i pushtojnë Muslimanët. Kjo për shkak se kur mosbesimtarët i pushtojnë Muslimanët, ata nuk i prishin zemrat dhe as Fenë e tyre, përveç se pas njëfarë kohe. Ndërsa bidatçijtë i prishin zemrat e njerëzve nga përbrenda rradhëve të tyre.”

Ai ka thënë gjithashtu në Mexhmu’ul-Fetaua (3/14):

“Dhe nuk duhet bërë kritikë kundër atyre që kritikojnë shtrembëruesit e Sunetit, Sheriatit dhe bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ata që i kundërshtojnë këto. Ulematë, Imamët dhe të tjerë përveç tyre kanë folur kundër tyre, dhe me të vërtetë njerëzit e imanit e kanë trajtuar në detaj çështjen e atyre që kundërshtojnë Sunetin dhe Sheriatin e Allahut.”

 

Përktheu Alban Malaj