Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Shkëputur nga shpjegimi i librit Sherhus-Sunnet të Imam Berbaharit rahimehullah
[Ittihaful-Kaarij ‘ala Sherhis-Sunneh li-Imam Berbahari, vëll. 2, fq. 325-326]

Një nga Imamët e Selefëve, Fudajl Ibn ‘Ijjad (rahimehullah) ka thënë:

“Kur Allahu ‘Azze ue Xhel e di që dikush urren një njeri të bidatit, Ai do ta falë atë edhe nëqoftëse veprat e tij janë të pakta. Njeriu i Sunetit nuk e ndihmon njeriun e bidatit përveç se për shkak të hipokrizisë. Kush e largon fytyrën e tij nga bidatçiu, Allahu do ta mbushë zemrën e tij me Iman. Kush i vë frikën një bidatçiu, Allahu do t’i japë atij siguri në Ditën e Llahtarisë dhe kush e poshtëron një bidatçi, Allahu do ta ngrejë atë në Xhenet me njëqind grada. Andaj pasha Allahun, kurrë mos e strehoni bidatçiun.”

Sa i përket fjalëve të Imam Fudajl Ibn ‘Ijjadit (rahimehullah), “Kur Allahu ‘Azze ue Xhel e di që një person urren një njeri të bidatit, Ai do ta falë atë edhe nëqoftëse veprat e tij janë të pakta.”, Shejkh Salih el-Feuzan i komentoi këto fjalë duke thënë:

“Kjo sepse urrejtja është nga el-Uela uel-Bera’ (Dashuria dhe Urrejtja për hir të Allahut); dashuria për njerëzit e Imanit dhe urrejtja për armiqtë e Allahut. Ky është një nga parimet themelore të Akijdes.”

Imam Fudajl Ibn ‘Ijjad (rahimehullah) tha: “Njeriu i Sunetit nuk e ndihmon njeriun e bidatit përveç se për shkak të hipokrizisë.”

Shejkh Salih el-Feuzan komentoi:

“Nëse një njeri i Sunetit ndihmon një njeri të bidatit, atëherë kjo është një lloj hipokrizie.”

Imam Fudajl Ibn ‘Ijjad tha: “Kush e largon fytyrën e tij nga bidatçiu, Allahu do ta mbushë zemrën e tij me Iman.”

Shejkh Salih el-Feuzan komentoi:

“Sepse kjo është prej urrejtjes për hir të Allahut.”

Imam Fudajl Ibn ‘Ijjad tha: “Kush i vë frikën një bidatçiu, Allahu do t’i japë atij siguri në Ditën e Llahtarisë.”

Shejkh Salih el-Feuzan komentoi:

“Kush i vë frikën bidatçiut me anë të fjalëve dhe duke e refuzuar atë, atëherë Allahu do ta shpërblejë atë në Ditën e Gjykimit, (do ta shpërblejë) me një shpërblim të mirë në Ditën e Llahtarisë ngaqë ai refuzoi një vepër të keqe. Por nëse ai e lavdëron atë dhe i jep tezkije, atëherë kjo është nga hipokrizia dhe kjo vjen nga miqësia për armiqtë e Allahut.”

 

Imam Fudajl Ibn ‘Ijjad (rahimehullah) tha: “Dhe kush e poshtëron një bidatçi, Allahu do ta ngrejë atë në Xhenet me njëqind grada.”

Shejkh Salih el-Feuzan komentoi duke thënë: “Është obligim që të mos mirëpriten njerëzit e bidatit qoftë duke u ulur me ta, duke i lavdëruar apo çdo formë tjetër mirëpritjeje. Është obligim poshtërimi i tyre ngase Allahu i ka poshtëruar ata dhe kjo është (gjithashtu) nga dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut.”

Imam Fudajl Ibn ‘Ijjad tha: “Andaj pasha Allahun, kurrë mos e strehoni bidatçiun.”
Shejkh Salih el-Feuzan komentoi: “Andaj ju e keni detyrë që të rrini larg bidatit dhe të mos bëni kurrë lëshim, në mënyrë që të jeni të mbrojtur në Fenë tuaj dhe në Sunetin e Pejgamberit tuaj (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”

 

Përktheu Alban Malaj