Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5330

 

 

Ky pyetës pyet për atë që shkon me kundërshtarin e Ehli-Sunetit, e nëse e këshillon, ai thotë: “Unë rri me atë sepse e këshilloj”.

Përgjigje: Në realitet ka ndryshim, kjo është prej mashtrimit, prej mashtrimit që të bën Iblisi. Domethënë, shoqërimi yt me atë, ndërkohë që ai është kundërshtar i Ehli-Sunetit, kjo është fatkeqësi. Dhe siç thamë pak më përpara dhe ju e dëgjuat, nuk ka më të dëmshme për njeriun sesa shoku i tij, përherë! Nuk ka më të dëmshëm për njeriun sesa shoku i tij. E nëse ai është njeri i lig, njeri gjynahqar, njeri me bidate apo njeri me epshe, atëherë s’ka dyshim se ai do të të tërheqë në rrugën e tij. E ne nuk e kemi ditur ndonjëherë që i shëndoshi të shkojë tek i sëmuri dhe të shërohet i sëmuri, porse i shëndoshi është ai që sëmuret (nga i sëmuri), dhe ky është ligji universal i Allahut.


Nuk i bën dobi të zgjebosurit nëse me të shëndetshmin shoqërohet,
Porse i shendetshmi po i ndenji pranë, nga ai zgjeboset.

 

Ka dallim midis kurimit dhe përzierjes (me të sëmurin), dhe doktori vjen tek të sëmurët, tek ata që kanë sëmundje infektive dhe i kuron në kohë të caktuara, duke u ruajtur – me lejen e Allahut (Tebarake ue Te’ala) – dhe duke marrë vaksinat e duhura kundër këtyre sëmundjeve, dhe pastaj hyn tek të sëmurët dhe i kuron ata në kohë të llogaritura dhe pastaj kthehet e nuk ulet me ata dhe as nuk përzihet me ata, kurrë! Sidomos pa marrë masa mbrojtëse! Pra, ai merr mbrohet me anë të këtyre vaksinave kundër sëmundjeve infektive, kurse ky po ashtu mbrohet me dijen, me Sunetin, kundër çështjeve infektive, kundër sëmundjeve të epsheve - lusim Allahun të na japë siguri dhe mirëqënie – sepse me të vërtetë me dijen – siç edhe e dëgjuat pak më përpara – Allahu (Subhanehu ue Te’ala) nxjerr në shesh të vërtetën për shokun e tij dhe e udhëzon atë drejt të vërtetës, si dhe e udhëzon tek ata që e ndjekin këtë të vërtetë. Kështu, ai do ta njohë njeriu që pason të vërtetën dhe njeriun që pason të pavërtetën.

Pra, këshillimi nuk kërkon patjetër që të përziesh. Kurse përzieja, shumicën e rasteve, në shumicën e rasteve ata që përzihen bëhen shokë dhe njësoj si ata me të cilët shoqërohen dhe ulen. Ti do bëhesh si ai, do bëhesh një kategori me atë. Prandaj ne lusim Allahun të na japë siguri dhe mirëqënie. Ti shkruaji atij një letër, ose foli në telefon, ose ulesh njëherë me të, s’ka ndalesë për këto. Ulesh me atë njëherë, e nëse shikon se ai pranon dhe shikon se ai është i çoroditur dhe ka injorancë të lehtë, atëherë ti e sqaron dhe lavdi Allahut ai përfiton. Ama kur e shikon që ai është kryeneç dhe ka injorancë të rëndë (xhehlun murakkeb), këtij s’ke çfarë t’i bësh, këtij s’ke çfarë t’i bësh.

 

Gomari i të mençurit Toma tha,
Po të kishit qenë të drejtë me mua,
Unë duhet të isha ai që hipën kaluar,
Sepse unë jam injorant me injorancë të lehtë,
Kurse padroni im është injorant me injorancë të rëndë.

Dhe ky është ai që nuk di, dhe ai nuk e di që nuk di, ai nuk ka dije dhe nuk e di që nuk ka dije, ai do të jetë si dijetarët, ndërsa në realitet ai ka veçse injorancë. Prandaj ti, nëse shikon tek ai shenja se ai ka dobi, po, shikon se ai ka mëshirë, shikon se ka një dyshim që duhet të refuzohet, atëherë afrohu me të dhe duro. Mirëpo kjo nuk do të thotë që të rrish, të hash, të përziesh, të ulesh e të kesh hyrje-dalje me të, kurrë! Kjo nuk është e saktë. Po.


Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj