Bismilah...

Autor: Shejkh Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij

Burimi: Mexhmu’u Muel-lefati ue Resaiili el-‘Alameti Hamud et-Tuejxhrij, Mexhmuatu el-Uula, fq. 459.

 

 

Kurse pyetja e parashtruar për ata që kundërshtojnë një xhemat (të caktuar) të cilët thonë fjalë të kota (batil), porse nuk munden t’i refuzojnë fjalët dhe mendimet nga frika e përçarjes së radhëve të tyre dhe prishjes së unitetit të tyre.

 

Përgjigja për këtë është që të thuhet:

Njerëzit e të vërtetës (ehlul-hakk), e kanë detyrë që t’i këshillojnë njerëzit e të kotës (ehlul-batil); t’i urdhërojnë për të mirë dhe t’i ndalojnë nga e keqja; t’i sqarojnë gabimet në të cilat kanë rënë ata. Nëse ata i kthehen të vërtetës, atëherë kjo është ajo që kërkohet, përndryshe, nëse ata nuk kthehen, është detyrë ndarja nga ata, braktisja e tyre, përçarja e radhëve të tyre dhe prishja e unitetit të tyre, ngase Allahu i Lartësuar thotë:

لَّا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

(O Muhamed) Nuk do të gjesh njerëz që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit, ta miqësojnë atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, qofshin ata baballarët e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.” el-Muxhadele, 22

 

Nëse njeriu pyetet për Akiden (besimin) e një xhemati, të cilët kanë mendime të kota që u përmendëm më parë, e ka detyrë të përgjigjet duke thënë se ata janë kundërshtarë të Kuranit dhe Sunetit. Kurse ai që dëshmon për atë xhemat se janë në Kuran dhe Sunet dhe në Akiden e saktë, nga ana tjetër, është në dijeni për gjendjen e tyre të cilët kundërshtojnë Kuranin, Sunetin dhe Akiden e saktë, ky njeri ka bërë një vepër të keqe që arrin kulmin e ligësisë dhe ka dëshmuar rrejshëm; e ka detyrë të pendohet nga dëshmia e rrejshme, e cila është një nga gjynahet më të mëdha.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari