Bismilah...

Shejkh Salih el Feuzan

Burimi: Sahab.net

 

 

Pyetje: Cili është kuptimi i thënies së disa Selefëve: “Njerëzit e Bidatit janë si akrepat që mbulojnë kokën dhe lënë jashtë bishtat në mënyrë që të thumbojnë kur t’u jepet mundësia?”

Përgjigje, Shejkh Feuzan: Po, kjo thënie është e qartë, sepse Njerëzit e Bidatit (Ehlul-Bid’ah) kanë nifak (hipokrizi). Njerëzit e Bidatit janë sprovuar me Nifak, dhe nifaku i tyre është se ata shfaqin mirësinë, kurse nga ana tjetër shfaqin sherrin. Shfaqin mirësi për njerëzit duke dashur që t’i mashtrojnë ata.

يخادعون الله والذين آمنوا

“Ata duan të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë.” (el-Bekareh, 9)
Pra, ata fshehin sherrin e tyre, dhe kur t’u jepet mundësia që ta përhapin sherrin, fillojnë ta përhapin, tamam si puna e akrepave. Po.


Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj