Bismilah...

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad


Pyetje:

Ai që thotë se lënësi i namazit nuk bën kufër. Pra, ky që e thotë këtë fjalë, a e ka nxjerr veprën nga përkufizimi i imanit dhe fjala e tij është në pajtim me fjalën e Murxhive?

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad:

Jo! Nuk është e vërtetë, sepse janë të shumtë njerëzit e dijes që thonë se lënësi i namazit nuk bën kufër, dhe ka prej tyre që thonë: “Vepra është një pjesë e imanit.” Pra, ai që e thotë këtë nuk është Murxhi, nuk konsiderohet Murxhi, sepse ata mendojnë se ai (lënësi i namazit) nuk bën kufër për shkak të argumenteve që i kanë studiuar dhe për shkak të kuptimit që e kanë kuptuar ata. Kjo nuk tregon se të gjithë ata që thonë: Lënësi i namazit nuk bën kufër – i cili është mendimi i shumicës së dijetarëve – të jenë Murxhia.

Pyetësi:

Tek kjo gjë bazohen pëshpëritjet që ekzistojnë në këtë kohë duke e gjuajtur Shejkh Albanin (Allahu e mëshiroftë) me mendimin e irxhasë, për shkak të mendimit të mos bërjes tekfir (ndaj lënësit të namazit).

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad:

Kjo është gabim. Pra, nëse të gjithë ata (dijetarët) e mëhershëm që kanë thënë në lidhje me mendimin se lënësi i namazit nuk bën kufër, nuk është kafir, atëherë të gjithë ata që e kanë këtë mendim, do të ishin të tillë (Murxhia)!?

Ky është gabim trashanik.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Jeton Shasivari