Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Ky (pyetës) thotë duke komentuar pyetjen që e parashtroi pyetësi për disa njerëz që nuk i marrin fetvat e dijetarëve. Unë them: Ç’mendim keni për disa të rinj të cilëve kur ua tregon këto fetva thonë: “Ka dijetarë tjerë përveç këtyre që e kundërshtojnë këtë fetva,” dhe si pasojë e kësaj, njerëzit e thjeshtë hutohen në mes këtyre dhe atyre (d.m.th nuk dinë cilën fjalë të dijetarëve ta marrin).” Dhe pyetja tjetër thotë: Cili është mendimi juaj për atë që e dëgjon këtë ikhtilaf dhe thotë se për çdo ditë e ndërroni fenë?

Përgjigje, Shejkh Feuzan:

Folëm për këtë gjë në fjalimin dhe përgjigjet e mëparshme se khilafi ekziston, porse obligim është që t’i marrim mendimet që janë të bazuara në argument nga Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij. Dhe të mos thotë dikush se këtë e kundërshton (një dijetar), dhe se ekziston një mendim tjetër, dhe se ekziston mendimi i një tjetri, e i një tjetri. Kjo është devijim dhe lajthitje, Allahu na ruajttë.

Është për obligim që ta marrim atë që është vërtetuar me argument nga fjalët e njerëzve të dijes. Kjo është obligim për çdo musliman. Porse të zgjedhë një nga mendimet që është në pajtim me epshin e tij, atëherë pikërisht ky është devijimi.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari