Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed bin Umer Bazmul

Pyetje:

Unë nuk e bëj bidatçi vetëm se atë që e kanë bërë bidatçi dijetarët e mëdhenj sikurse Shejkh Bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini.

Përgjigje:

Po! Kjo është një formë e “ndërprerjes së shpalljes.” Shejkh bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini kanë vdekur, na u “ndërpre shpallja”. Kjo është e para.

Çështja e dytë që e them është se Shejkh bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini – Mëshira e Allahut qoftë mbi ta – janë Imamë të Udhëzimit, pa asnjë dyshim.

Nëse ti thua: “unë nuk e shpall bidatçi përveç se atë që e kanë shpallur bidatçi dijetarët e mëdhenj sikurse Shejkh Bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini”. Mirë, eja o vëlla i nderuar, që të gjykohemi tek Shejkh Bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini.

Shejh Bin Bazi – Mëshira e Allahut qoftë mbi të – i ka kthyer çështjet tek Shejkh Rabia, dhe ka thënë: “O Rabij! Nëse gabon Bin Bazi, atëherë refuzoje Ibën Bazin.” Ndërsa, Shejkh Uthejmini kur pyetej për Sejid Kutubin thoshte: “Unë ju kthej juve tek Shejkh Rabij’, dhe ai që kthehet tek ai që ka më shumë dije (për një person të caktuar), atëherë le ta pasojë atë”. Atëherë, këta dijetarë, a e kufizuan të vërtetën vetëm tek vetja e tyre?! Jo.

Çështja e dytë, a është njohur nga Selefët që të thonë: Atë që ka shpallur bidatçi Eth-Theuri apo atë që e ka shpallur bidatçi Ahmedi apo Is’haku, vetëm ata janë bidatçijtë, ndërsa atë që e kanë shpallur bidatçi të tjerët përveç tyre, nuk u referohemi atyre?! Jo. Atëherë, kjo fjalë është e shpikur.

Aspekti i tjetër që vjen më pas është: Cili është qëllimi i atij që e thotë këtë fjalë? Qëllimi i atij që e thotë këtë fjalë është që të mbyllë derën e bërjes bidatçi (tebdi’) – tebdiu mbyllet kur është i pabazë (batil) – ndërsa të shpallurit bidatçi me hak nuk mbyllet kurrë, cili është qëllimi i personit që e thotë këtë fjalë? Qëllimi është që të mbyllë derën e të folurit keq (kritikës) për njerëzit e bidatit; qëllimi i tij është që të mbyllë derën e të folurit keq për njerëzit e bidatit.

Dale, dale! A nuk tha njëri prej tyre: “unë kam dalë nga shkolla e Bin Bazit dhe Uthejminit”, të cilët bëjnë bidatçi (njerëzit)? Ndërsa ti tani thua: nuk e bëj bidatçi përveç se atë që e kanë bërë bidatçi Shejkh Bin Bazi dhe Shejkh Ibën Uthejmini, nëse ti thua se ata nuk e bënin bidatçi askënd apo bënin bidatçi një apo dy, çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë lëmsh (të përzihen selefijt me bidatçijtë, sh.p.)?!

Ata (që e thonë fjalën që është tek pyetja lartë) e kanë thënë këtë tekstualisht në këtë kohë (d.m.th. të mos i bëjmë bidatçi njerëzit), sikur ata duan të thonë se ata që flasin për Xherh dhe T’adil përveç Bin Bazit dhe Uthejminit e kanë gabim dhe janë në të kotën. Atëherë ti, i ke nxjerr gabim ata! Bin Bazi dhe ibën Uthejmini a kanë thënë se ata (Shejkh Rabij, etj) e kanë gabim? Jo, nuk i kanë nxjerrë se e kanë gabim.

Dale, dale! Çfarë ke për qëllim ti me këto fjalë: “Unë nuk e bëj bidatçi përveç se atë që e kanë bërë bidatçi dijetarët e mëdhenj”, a po flet me Medh’hebin e Rafidive, me Medh’hebin e “pagabueshëm”?! Apo për Medh’hebin e Uilajes (trashëgimi i fronit) pas vdekjes së tyre, se atëherë shpallen bidatçi?! Çfarë është kjo fjalë e kotë?!

Mirë! Çfarë gjykimi kanë njerëzit e bidatit para Shejkh Bin Bazit dhe Uthejminit, a nuk e pranon atë gjykim?! Apo thua se janë bidatçi?! Çfarë gjykimi kanë pasuesit e bidatit pas vdekjes së Bin Bazit dhe Uthejminit, a u mbyll kjo derë?!

Ti e ke mbyllur derën e fesë! Ti ke mbyllur një derë të madhe prej dyerve të fesë, madje ke mbyllur një derë të madhe për mbrojtjen e fesë, që të mos futet në të ndonjë risi dhe që të mos futen në të njerëzit e bidatit. Për këtë arsye - o vëllezër - shikoni, kjo vjen si pasojë e veçimit të mendjeve të përparuara e të guximshme kundër Menhexhit të Selefëve. Ti po flet nga mendja jote, e këndej thua: kanë pasur të drejtë Bin Bazi, Uthejmini dhe ata dijetarët e mëdhenj.

Mirë a është ky Menhexhi i Selefëve?! A e zgjodhën ata këtë rrugë?! A është kjo rruga e tyre?! Shiko, Subhan-Allah! Ngurrojnë dhe rrëzohen nga një gropë në tjetrën, në lajthitje dhe devijim nga e vërteta. Ndërsa, ai që zgjedh rrugën e Selefëve...

Prit pak! Prit pak! A nuk është kjo fjalë që përputhet me kuptimin e saj nga Selefët: “Mos e lidh të vërtetën me njerëz, njihe të vërtetën që të njohësh njerëzit e saj”?! Çfarë janë këto fjalë?! Kjo fjalë e kundërshton Menhexhin e Selefëve në shumë aspekte.

Andaj, nuk ka dyshim se kjo fjalë është fjalë e pabazë. Allahu ju begatoftë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari