Bismilah...

Autor: Rabij ibën Hadij Umejr el-Medkhalij

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=53&id=642

 

Pyetje: A është e saktë se për bidatçiun nuk ka përgojim absolutisht?

Përgjigje: Për këtë gjë ka konsensus (ixhma). Nëse ti ke për qëllim këshillimin për Fytyrën e Allahut dhe paralajmërimin e muslimanëve që mos të bien në sherrin e këtij bidatçiu, atëherë kjo nuk quhet gibet, porse kjo është luftë në rrugë të Allahut (xhihad); kjo është prej urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Kjo është diçka me të cilën i afrohesh Allahut të Madhëruar e të Lartësuar dhe nuk është gibet, me kusht që të jesh këshillues për hir të Allahut, ti këshillosh Muslimanët që mos të bien në sherrin e atij bidatçiu. Pra, kjo përjashtohet nga suazat e gibetit dhe futet në suazën e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja; në suazën e luftës në rrugë të Allahut të Madhëruar e të Lartësuar. Madje kjo është prej llojeve më të mira të luftës në rrugë të Allahut dhe natyrisht fjala e Ahmedit, Ibën Tejmijes, Imamëve të Selefëve dhe fukahave të medh’hebeve të ndryshme, është se për bidatçiun nuk ka gibet dhe se është obligim paralajmërimi kundër tij. Gjithashtu transmetohet konsensusi nga Shejkhul-Islam Ibën Tejmije. Pra, Ibën Tejmija, Ibën Rexhebi, dhe Neueuiu transmetojnë konsensusin për këtë gjë. Dijeni se imamët e sunetit përjashtuan gjashtë lloje apo gjashtë  gjëra nga gibeti, ju i dini ato:

Qortimi nuk është gibet në gjashtë gjëra:

[1] Ai që ankohet për një padrejtësi që i është bërë,

[2] Ai që përmend të metën e dikujt për ta prezantuar atë,

[3] Ai që paralajmëron nga një e keqe,

[4] Ai që i shfaq gjynahet haptazi,

[5] Ai që kërkon fetva,

[6] Ai që kërkon ndihmë për largimin e të keqes.

Këto janë gjashtë llojet që janë pajtuar dijetarët dhe një ndër to është se e folura për një person me diçka të cilën ai e urren dhe që nxjerr në pah të metat e tij, nuk është gibet, porse kjo është prej këshillës,  e deri në fund të asaj që kanë përmendur dijetarët, ndërsa Sufistët dhe njerëzit e devijimit që në kohët e hershme i qortonin imamët e sunetit dhe imamët e xherhit dhe tadilit, duke thënë: “Ky është gibet” ndërsa Ehli Suneti u përgjigjej atyre që kjo nuk është gibet porse kjo është nga llojet e këshillimit, dhe për këtë ata kanë fakte dhe argumente nga Kurani dhe Suneti.

 

Përktheu: Alban Malaj