Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij

Pyetje: Ç’mendim keni ju – Allahu ju ruajt – rreth këtij parimi: “Nuk duhet ta shndërrojmë kundërshtimin që kemi rreth një personi në një kundërshtim ndërmjet nesh”?

Përgjigje: Këto janë fjalë të kota… këto janë fjalë të kota sepse kundërshtimi ndërmjet meje dhe teje mund të jetë në lidhje me njerëzit e epsheve. Kështu, ti i jep tezkije një njeriu të bidatit dhe e lavdëron atë ndërsa unë i paralajmëroj njerëzit kundër tij, atëherë kush nga ne të dy është këshillues i sinqertë për Fenë e Allahut dhe për robërit e Allahut: ti apo unë? Ai i cili paralajmëron kundër epsheve dhe njerëzve të tyre, ai është këshilluesi i sinqertë për Fenë e Allahut Tebarake ue Te’ala.

Dhe kush i strehon njerëzit e epsheve dhe bidateve, atëherë ai është prej tyre sepse njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shohë gjithëkush nga ju se me kë po shoqërohet!

 

Imam Ahmedi – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të - merrte si argument për epshin dhe devijimin e një njeriu faktin që ai u jepte selam njerëzve të bidatit. Allahu i Lartësuar e mëshiroftë! Dhe ai ka thënë: “Kur ta shikoni një njeri duke i dhënë selam dikujt nga pasuesit e epsheve, atëherë dijeni se ai e do atë.” Pastaj ai e vërteton këtë me hadithin: “A t’ju drejtoj tek diçka, të cilën nëqoftëse e veproni, do ta doni njëri-tjetrin. Përhapeni selamin mes jush.

Kështu që, nëse ti u jep tezkije njerëzve të epsheve dhe ky tjetri paralajmëron kundër tyre, kurse pasuesit e tu thonë: “Ata nuk janë prej pasuesve të epsheve.” Ose thonë: “Kjo çështje nuk ka rëndësi”. Ose thonë “Këto janë rrethana janë të lehta.” Ose thonë: “Mos i përçani Muslimanët.” Atëherë kush prej tyre është këshillues i sinqertë për Fenë e Allahut dhe për robërit e Allahut? Nuk ka dyshim se është ai i cili paralajmëron kundër tyre!

Andaj, kur ti thua: “Mos ta bëjmë kundërshtimin që kemi rreth një personi shkak për të patur kundërshtim ndërmjet nesh”, kjo nuk është e saktë. Madje duhet të jemi të vëmendshëm ndaj këtyre fjalëve.

Ne i lutemi Allahut të na mbrojë e të na ruajë nga thënie të tilla, të cilat janë shfaqur mes njerëzve sot.

Pra, ata i kanë përçarë Njerëzit e Sunetit. Më përpara kundërshtimi ka qenë midis Njerëzve të Sunetit dhe Njerëzve të Epsheve, ndërsa tani disa njerëz të dyshimtë janë infiltruar mes rradhëve të tyre (d.m.th. mes Njerëzve të Sunetit) dhe ndonëse ata i zbukurojnë vetet e tyre me Sunetin, ajo që u kanë bërë Njerëzve të Sunetit është shumë herë më e madhe se ajo që u kanë bërë Njerëzve të Epsheve.

 

Përktheu Alban Malaj