Bismilah...

 

Autor: esh-Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi rahimehullah
Burimi:el-Fetaua el-Xhel-lijjeh fij el-Menahixhi ed-Da'uijeh (2/141)


Pyetje: Shejkh i nderuar, është një person i cili pretendon se është Selefij. Mirëpo ai ulet me hizbitë. Ne e kemi këshilluar për këtë gjë dhe ai është përgjigjur: “Unë ulem me ata me qëllim që t’i mësojë e t’i këshillojë.” Atëherë si ta gjykojmë këtë person?

Përgjigje: “Këshillimi i atyre nuk kërkon patjetër që të shkosh me ata. Dhe këshillimi bëhet në raste të caktuara. Kurse që të shkosh me ata me justifikimin se po i këshillon, nëse me të vërtetë po i këshillon, atëherë do të ishte parë ndonjë ndryshim në veprimet e tyre dhe ata do të ishin ndryshe nga ç’kanë qenë. Dhe nëse ti thua – për shembull – se po i këshillon ata dhe ata nuk po ta vënë veshin, atëherë përse ulesh me ata, përse udhëton me ata e bredh lartë e poshtë me ata? Nëse ata nuk të dëgjojnë, atëherë mos bridh lartë e poshtë me ata e mos u ul me ata!

Megjithatë, kur ne e shohim që ti shkon me ata dhe ulesh me ata, atëherë ne e marrim vesh që ti je një prej tyre.”

 

Përktheu Alban Malaj