Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

Burimi: Sherhu Sahih et-Tergib ue et-Terhib, mësimi i 3-të, min. 34:27

 

Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: shtyllat e fitores, fuqisë dhe pushtetit për umetin Islam janë gjashtë:

 

[1] Adhurimi i sinqertë dhe i pastër që bëhet me frikë dhe respekt;

[2] Fuqia mbrojtëse;

[3] Udhëheqësi të cilin e dëgjojnë dhe i binden;

[4] Dituria e dobishme;

[5] Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i të keqes;

[6] Një xhemat i bashkuar e jo i përçarë.

 

Këto janë shtyllat e fitores, fuqisë dhe pushtetit. Ai që do të kontribuojë për të kthyer fuqinë dhe triumfin e këtij Umeti, le të jap mund për këto gjashtë gjëra.

[1] Adhurimi i sinqertë dhe i pastër që bëhet me frikë dhe respekt

Nëse Umeti Islam bëjnë përpjekje që ta bëjnë adhurimin ndaj Allahut me përpikmëri duke e ndjekur të Dërguarin e Allahut, sa-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të qëndrojnë larg bidateve dhe t’u kushtojnë rëndësi adhurimeve duke i bërë ato me gjithë zemër, atëherë Allahu do të mbjellë frikë në zemrat e armiqve. Pasha Allahun, nëse Umeti vjen rregullisht në xhami, janë të rregullt në namazin e sabahut, namazin e jacisë dhe në të gjitha namazet tjera, e adhurojnë Allahun duke e bërë atë adhurim sinqerisht duke ndjekur Sunetin dhe duke qenë të kujdesshëm ndaj adhurimit që e bëjnë për Allahun, atëherë armiqtë e tyre do t’ua kenë frikën në çdo vend.

[2] Fuqia mbrojtëse

Muslimanët kanë nevojë të domosdoshme për fuqi dhe nuk mjafton vetëm adhurimi. Për këtë arsye, Allahu na ka urdhëruar që të bëjmë përgatitje për fuqi. 

[3] Udhëheqësi të cilin e dëgjojnë dhe i binden

Nuk ka triumf dhe fuqi për një xhemat (popull Muslimanë që janë nën sundimin e një udhëheqësi Musliman) i cili nuk ka një udhëheqës stabil dhe të vazhdueshëm. Ky xhemat loz me këta udhëheqës sikur fëmijët që lozin me topin. Sa herë që duan të rebelohen kundër një udhëheqësi, rebelohen kundër tij me gjithë emocione dhe duke brohoritur vazhdimisht për rrëzimin e tij. Këtë gjë e dëshirojnë armiqtë e Umetit dhe kështu bie fuqia dhe triumfi i Umetit. Prandaj, ai njeri që është i sinqertë me Umetin dhe dëshiron ta këshillojë atë, jep mund që vendi të ketë stabilitet me atë udhëheqës që ka dhe të mundohet që ta përmirësojë udhëheqësin aq sa ka mundësi, siç u tha më parë në lidhje me këshillimin e udhëheqësve të Muslimanëve.

[4] Dituria e dobishme

Sepse umeti nuk mund të jetë i qëndrueshëm në adhurim, xhemati nuk mund të jenë të kapur pas fesë dhe nuk do t’i bindet udhëheqësit të tyre, vetëm se atëherë kur të përhapet dituria e saktë, të dalin në krye dijetarët për të folur dhe dijetarët janë ata që sqarojnë, qartësojnë dhe këshillojnë.

[5] Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes

Kjo është një nga gjërat që e forcon Umetin dhe mbjell frikë në zemrat e armiqve.

الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ 

“Ata të cilët kur ne u japim atyre pushtet në tokë, e falin namazin, e japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen...” el-Haxh, 22

[6] Një xhemat i bashkuar e jo i përçarë

Këto janë shtyllat e triumfit dhe fuqisë. Të gjithë ne e kemi detyrë që të japim mund për t’i realizuar këto aq sa të mundemi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari