Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Es`iletu muhimmeh exhabe ‘alejha Fadiletush-Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin (fq. 17)

 

Pyetje: Dalja e gruas në pazar pa mahrem a lejohet apo jo, kur lejohet dhe kur ndalohet?

Përgjigje: Në origjinë, dalja e gruas ne pazar lejohet dhe nuk është kusht që të jetë me të mahremi, përveç nëse i frikësohet fitnes. Në këtë rast, ajo e ka detyrë që të mos dalë vetëm se duke qënë e shoqëruar nga mahremi që ta mbrojë e ta ruajë atë. Dhe është kusht për lejimin e daljes në Pazar që të mos jetë e pambuluar dhe e parfumosur, e nëse del e pambuluar dhe e parfumosur, asaj nuk i lejohet që të dalë, nga thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

لا تمنعوا إماء الله مساجد الله و ليخرجن تفلات

Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamiat; le të dalin të pazbukuruara e të paparfumosura.” [Transmetuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi]

Dhe sepse dalja e tyre duke qënë të pambuluara dhe të parfumosura, është fitne për ato dhe do të bien në fitne nga ata. Kështu, nëse ajo është e siguruar prej fitnes dhe del ashtu siç duhet, e mbuluar dhe e paparfumosur, në këtë rast dalja për të nuk është e ndaluar. Dhe gratë në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dilnin në tregje pa mahrem.

 

Përktheu: Umm ‘Akil