Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Azijz bin Baz

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=93626

 

Pyetje: A i lejohet gruas të thërrasë ezanin dhe ikametin për namaz apo jo?

Përgjigje: Nuk është ligjëruar për gruan që të thërrasë ezanin apo ikametin në namazin e saj, por kjo gjë u përket vetëm burrave. Ndërsa për gratë nuk është ligjëruar thirrja e ezanit dhe as e ikametit, përkundrazi ato falen pa ezan dhe pa ikamet. Ato kanë detyrë që të kujdesen për kohën e namazit, të kenë frikërespekt ndaj Allahut dh të mos bëjnë veprime të kota në namaz, ashtu si edhe burrat. Pra, gruaja e ka për detyrë të ketë frikë-respekt ndaj Allahut dhe ta ulë shikimin e saj drejt vendit ku bie në sexhde dhe të largohet nga veprimet e kota (që e zhvlerësojnë namazin), as me duar e as me ndonjë gjë tjetër. Ky është suneti i besimtarit në namaz dhe po ashtu edhe i besimtares.

Dhe prej Allahut vjen suksesi.


 

Përktheu: Umm ‘Akil