Bismilah...

Autor: Shejkh Salih ibën Feuzan el-Feuzan

 

 

Në këtë kohë kur vjen Ramazani, ushtria e shejtanit përgatit programet (televizive) joshëse, të cilat i largojnë njerëzit nga ky muaj. Ata përgatisin programe shkatërruese, komedi humoristike, seriale, aktrim, të cilat i bëjnë që njerëzit t’ua ngulin sytë dhe t’ua vënë veshin. Ndërsa njerëzit thonë: “Ne agjërojmë.” Ju agjëroni duke u larguar nga ngrënia dhe pirja, porse nuk agjëroni duke u larguar nga ajo që e ka ndaluar Allahu – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari.

Nuk plotësohet afrimi tek Allahu me lënien e të lejuarave, vetëm se pas afrimit tek Ai duke i lënë të ndaluarat. Andaj, Muslimani e ka detyrë që ta mbrojë agjërimin e tij nga këto gjëra që u përmendën më sipër. Ta mbrojë dëgjimin e tij, shikimin e tij, gjuhën e tij nga çdo gjë që e ka ndaluar Allahu – i Përsosuri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari. Ky është agjëruesi.

Kurse ai që i jep gjuhës së tij duke folur fjalë vulgare dhe e hedh shikimin e tij në haram, ky edhe pse ka hequr dorë nga epshi dhe ushqimi, Allahu nuk do ta pranojë agjërimin e tij. Agjërimi nuk është vetëm heqje dorë nga ngrënia dhe pirja, por është që të heqësh dorë nga ajo që e ka ndaluar Allahu – i Përsosuri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – e që është para ngrënies dhe pirjes nga ndalesat e ndryshme.

Andaj, Muslimani e ka detyrë që ta ruajë gjuhën, dëgjimin, shikimin, dorën, këmbën e tij dhe të gjitha gjymtyrët e tij nga ajo që Allahu e ka ndaluar. Ky është agjëruesi, i cili ka agjëruar nga pamja e jashtme dhe nga pamja e brendshme. E ka pastruar nijetin duke bërë këtë për hir të Allahut. Ky është ai që ka marr shpërblimin e agjërimit. Kurse ai që ka agjërim formal dhe të trilluar, që nuk ka në të realitet, atëherë ajo që i takon nga agjërimi i tij është uria dhe etja.

Ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

مَنْ لَمْ يَدَعْ قَوْلَ اَلزُّورِ وَالْعَمَلَ بِهِ, وَالْجَهْلَ, فَلَيْسَ لِلَّهِ حَاجَةٌ فِي أَنْ يَدَعَ طَعَامَهُ وَشَرَابَهُ

“Kush nuk i lë fjalët e pahijshme dhe punën me të si dhe nuk e lë injorancën (xhehlin), Allahu nuk ka nevojë që ky ta lë ngrënien dhe pirjen e tij.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari