Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3313
Pyetje: Cili është gjykimi për gruan agjëruese të cilës i vijnë menstruacionet fare pak kohë përpara çeljes së iftarit?
Përgjigje: Ajo e ka obligim kompensimin e asaj dite, nëse muezini është duke e thirrur ezanin në atë kohë. Por, nëse dielli ka perënduar e i vijnë menstruacionet dhe muezini akoma nuk e ka thirrur ezanin, siç është ezani i shijave, e qielli është errësuar, atëherë agjërimi i saj është i saktë dhe nuk duhet ta kompensojë atë ditë.
Përktheu: Umm 'Akil
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org